• |
ide | kryesore

Wanda Nara rrëfen historinë e tradhëtisë/ Pse e lashë Maxi Lopes për shokun e tij të ngushtë Icardi

-Instant, Arkiva, Paparazzi, Slider



Wanda Nara iu është rikthyer historisë së ndarjes me ish-bashkëshortin Maxi Lopez, duke treguar një anë tjetër të medaljes.

Gjatë një interviste për revistën Confidenze, tregoi se futbollisti e tradhtoi edhe pse ajo la gjithçka për të qenë me të.

“Isha shumë e njohur në vendin tim, të them të vërtetën jam akoma. Por kur u martova me Maxi Lopez hoqa dorë nga gjithçka dhe erdha për të jetuar në Itali”, shpjegoi ajo.

Më pas shtoi: “Pikërisht sepse lashë Argjentinën dhe hoqa dorë nga karriera për të lejuar që Maxi të realizonte ëndrrën e tij, nuk mund t’ia falja tradhtinë.”

Pasi zbuloi tradhtitë e partnerit të saj, agjentja sportive vendosi përgatiste valixhen, të merrte tre fëmijët e tyre të vegjël dhe të kthehej në Argjentinë.

“Sigurisht ka shumë femra që e injorojnë këtë gjë dhe vazhdojnë marrëdhënien e tyre sikur nuk ka ndodhur asgjë. Por unë nuk munda, respekti për veten nuk ma lejoi. Nuk e meritoja atë tradhti”, u shpreh Wanda Nara.

Më pas bjondia seksi foli për marrëdhënien e saj me Mauro Icardin, i cili ka qenë shoku i ngushtë i Maxi Lopez.

Wanda Nara u takua me Mauro Icardi kur ishte vetëm 19 vjeçe dhe historia e tyre e dashurisë u bë e njohur për të gjithë.

“Ai ishte shumë i ri, por ishte e qartë se ishte ndryshe, i veçantë”, tha ajo. “Kurrë nuk bën gjëra sepse janë në modë, nuk shtiret dhe thotë atë që mendon. Ai është një burrë i vërtetë.”

Sot Mauro Icardi luan në Francë, në Paris Saint Germain, por fëmijët e tyre do të preferonin të ktheheshin për të jetuar në Itali.

“Ata janë përshtatur mirë në Paris, por do të donin të ktheheshin në Itali, të cilën e konsiderojnë shtëpinë e tyre të vërtetë. Kur erdhëm në korrik, Françeska ishte aq e lumtur sa i tha babait të saj: “Tani unë zbres nga makina dhe puth këdo që kalon, unë e dua Italinë!”, përfundoi Wanda Nara.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *