• |
ide | kryesore

Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes njofton: Shuhet vatra në Malin e Rrjacës, problematike mbetet zona e Pukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarret në vend vijojnë të krijojnë vatra të reja thuajse në të gjithë territorin e vendit. Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar të dhënat mbi situatën së zjarreve me të cilat po përballet ditët e fundit vendi ynë. Nga njoftimi i ministrisë mësohet se është vënë nën kontroll zjarri në Malin e Rrajcës në Prrenjas.

Ndërkohë bëhet me dije se mbi 100 forca po luftojnë me flakët në 2 vatra të ndryshme në fshatrat Thirrë dhe Katund i Vjetër në Mirditë, ku tymi i dendur ka vështirësuar ndërhyrjen nga ajri.

Në malin e Tërbunit në Pukë dhe fshatin Dardhë në Fushë-Arrëz era dhe terreni po favorizojnë përhapjen e zjarrit, ndërkohë që në këto 2 vatra po punojnë aktualisht në terren rreth 200 forca. Vatrat e tjera në vend nuk paraqesin rrezik të lartë dhe vijon puna e autoriteteve lokale për shuarjen e tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *