• |
ide | kryesore

Zjarret në Shqipëri/ Mbetet situata kritike në Majën e Rrunës dhe pyjet e Rrajcës

-Instant, Lajme, Të fundit



Situata e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive) në Kukës vazhdon të jetë problematike. Sot janë angazhuar 10 forca të Mbrojtjes Civile dhe Emergjencave, 7 punonjës të pyjores dhe Njësia Administrative Malzi, 8 nga komuniteti dhe 15 forca të DMR-së Kukës.  Ndërkohë në bashkinë e Tropojës, vatrat e zjarrit të rënë, një në zonë të mbrojtur në fshatin Dragobi, Margegaj dhe vatra e zjarrit në Cërrnicë njësia administrative Llugaj janë shuar plotësisht.

Kritike vijon të mbetet gjendja edhe në pyjet e Rrajcës pasi sipërfaqe të tëra ahu janë përfshirë nga flakët. Zjarfikësja e Prrenjasit, punonjësit e bashkisë dhe punonjësit e zonave të mbrojtura ndodhen në terren në luftë ndaj zjarrit.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *