• |
ide | kryesore

Amber Rose akuzon partnerin e saj për tradhti me 12 gra të tjera

-Instant, Paparazzi, Slider



Amber Rose së  fundmi ka  akuzuar partnerin e saj  Alexander Edwards për tradhëti.

Përmes rrjeti të saj social,Instagram, Amber tregoi se babai i djalit të saj e ka tradhëtuar me të paktën 12 gra.

Amber Rose ndau me ndjekësit një story mbi lidhjen e saj të gjatë me Alexander Edwards dhe e akuzoi atë për tradhëti ndaj saj me të paktën 12 gra. “Jam lodhur duke u mashtruar dhe duke u turpëruar jashtë syrit të mediave.Të gjithë e dinit që ai ishte në një lidhje dhe me një fëmijë dhe vendosët ta pranonit gjithsesi. Unë i pashë të gjitha mesazhet. Të gjithë ishit të vetëdijshëm, por nuk më keni asnjë borxh të më jeni besnikë, kështuqë nuk ka rëndësi”, deklaroi modelja. Gjithashtu ajo u shpreh se nuk do t’i zbulojë publikisht emrat e grave që kishin një lidhje me Alexander sepse nuk është qëllimi i saj të shkatërrojë jetën e njerëzve.“Nuk mund të jem më e vetmja që luftoj për familjen time. Unë kam qenë kaq besnike dhe transparente, por nuk kam marrë të njëjtën energji në këmbim. Mungesa e besnikërisë dhe e respektit është qesharake dhe unë i jap fund.Jam lodhur duke u abuzuar mendërisht dhe emocionalisht nga njerëzit që i dua. Kam vuajtur në heshtje për një kohë të gjatë dhe nuk mund të duroj më.Kjo është arsyeja pse kam qenë kaq e qetë. Nuk pranoj të lejoj që dikush të më dëmtojë më. Qoftë familje apo kushdo”, përfundoi Rose shkrimin e saj.

 

 



2 Comments

  1. Kjo vlen shume per Vjola Dokon (red) Ta shikoje mire kete lajm nga Belgjika apo Durresi ku jeton.Ti veri gisjtin kokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *