• |
ide | kryesore

“Do hedh në erë Kapitolin”/ Mbështetësi i Trump alarmoi për 5 orë Uashingtonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Për 5 orë ai mbajti pezull Capitol Hill në Uashington, duke kërcënuar se do të shpërthente një bombë të përbërë nga tanerite, një eksploziv i bazuar në nitrat amoniumi, tipik i bombave të bëra vetë.

Por në fund, pas disa orë negociatash me policinë nga kamioni i tij i zi, 50-vjeçari Ray Roseberry, një mbështetës i flaktë i Donald Trump hoqi dorë dhe u arrestua.

Pasi parkoi makinën e tij në zonën e Capitol Hill, ai telefonoi policinë duke thënë se kishte një bombë dhe më pas filloi një video LIVE në Facebook (e cila u hoq më vonë) duke bërë thirrje për një sulm në Afganistan për t’u “dhënë një shqelm në të pasme talebanëve” si dhe për t’u takuar me Presidenti Joe Biden.

“Ne jetojmë në një vend të lirë. Joe nëse doni të më vrisni është zgjedhja juaj. Nëse doni të më qëlloni dhe të hidhni në erë një bllok ose dy… kutia është e plotë. Amonium nitrati. Unë nuk dua të vdes Joe, unë dua të shkoj në shtëpi “saktësisht” si njerëzit në Afganistan “jeta e të cilëve” është në duart tuaja ” – thoshte ai në videon LIVE. Për arsye sigurie u evakuuan Kapitoli, Gjykata e Lartë, Biblioteka dhe Kongresi amerikan. ©LAPSI.al



4 Comments

  1. Jo jo, ne ketu i kemi protestat me kernacka ne dore:
    “Poshte gorani – t’u vije rende! dhe “Miresevini vellezer dhe motra afgane!”

  2. Kush ja ka dhene bomben, ketij te semurit mendore [nese vertet e ka pasur si fillim]? Kjo eshte pyetja.
    CIA FBI ne te shkuaren jane kapur mat duke organizuar gjera te tilla.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *