• |
ide | kryesore

I vuri flakën pyllit, arrestohet 57-vjeçarja në Kukës

-Instant, Lajme, Të fundit



Policia e Kukësit ka arrestuar një 57-vjeçare pasi akuzohet për zjarrvënie. Sh. Sinani,  57  vjeçe dyshohet se se  ka vënë zjarr në pyllin në afërsi të banesës së saj në fshatin Pistë.

“Strukturat e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të veprimeve për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrëvënies të qëllimshme apo nga pakujdesia, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetases  Sh. Sinani,  57  vjeçe, banuese në fshatin Pistë, pasi dyshohet se  ka vënë zjarr në pyllin në afërsi të banesës së saj, ku për pasojë është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme pylli me lis dhe shkurre,” thuhet në njoftimin e policisë.

Gjithashtu është proceduar një person nga Maqellara në Dibër pasi dyshohet se në fshatin Kovashicë, ka ndezur zjarr e si pasojë është  djegur një sipërfaqe toke me barishte.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *