• |
ide | kryesore

Inter negocion hapur me Borussian: ofron 30 milionë euro për djalin e ish-juventinit

-Instant, Sport



Atalanta refuzoi prerazi për transferimin e Zapatës, duke e detyruar Interin të ndryshojë strategjitë e tij për sulmuesin e ri, situatë e lejuar edhe për shkak se dyshja Dzeko-Lautaro mbetet një siguri. Dëmtimi i panumërt i Alexis Sanchez e bën prioritet blerjen e re. Pista Correa nga Lazio është lënë mënjanë për momentin e drejtuesit zikaltër po synojnë fort mbi Marcus Thuram, për të cilin kanë vënë në tavolinë një ofertë prej 30 milionësh për Borussia Mönchengladbach, përfshirë bonuset. Klubi gjerman nuk dëshiron ta shesë djalin e ish-mbrojtësit të Juventus, Lillian Thuram, por po e mendon seriozisht transferimin.

Interi, megjithatë, është gjithmonë në pritje për të kuptuar se çfarë ndodh realisht mes Napolit dhe Insignes. Në rast të një thyerje mes sulmuesit italian dhe klubit nën Vezuv, atëherë zikaltrit do të lëvizin fort për sulmuesin e kombëtares. Në alternativë, ka gjithmonë interes për Luka Jovic dhe Moise Kean, të cilët mund të vijnë me formulën e huazimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *