• |
ide | kryesore

Kultivoi kanabis në Skrapar, arrestohet 27-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit

Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, është arrestuar pasi akuzohet si i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.


Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.G., me detyrë Kryetar i fshatit Gradec pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.


Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivimin e bimëve narkotike, vihet në pranga autori i dyshuar.

Procedohet penalisht Kryetari i fshatit, për shpërdorim detyre.

Shërbimet e Policisë Skrapar, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Gradec, Skrapar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Skrapar arrestuan shtetasin Arsen Ziko, 27 vjeç, banues në fshatin Gradec, Skrapar, i dyshuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Në vijim të veprimeve hetimore filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R.G., me detyrë Kryetar i fshatit Gradec pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.