• |
ide | kryesore

“Kur pashë Eriksen të shembej, veprova me instikt, nuk jam një hero”: Kjaer rrëfen minutat e panikut në Euro 2020

-Instant, Sport



Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, ka dhënë një intervistë për mikrofonat e ‘Corriere della Sera’, duke u kthyer në episodin delikat të Euro 2020. Qendërmbrojtësi danez ka treguar momentet vendimtare gjatë kolapsit të Christian Eriksen në fushë, gjatë Kampionatit Evropian në sfidën Danimarkë-Finlandë: «Unë nuk jam hero. Bëra thjesht atë që duhej të bëja, pa u menduar, siç do të kishte bërë kushdo tjetër».

Për kujtimet që ka Kjaer nga ajo ditë, danezi rrëfeu: «Fillimisht festa, pastaj heshtje. Ishte një ditë historike për të gjithë ne danezët, ndeshja e parë e Europianit, në shtëpinë tonë. Pastaj ndodhi ajo që ndodhi. Unë pata gatishmërinë për të mbetur i kthjellët, si të gjithë shokët e mi të skuadrës. Ishte një punë në skuadër, padyshim që ne do të kishim bërë të njëjtën gjë edhe nëse ai do të kishte qenë i ekipit kundërshtar. Kaq është e gjitha. E vetmja gjë që ka rëndësi është që Christian është mirë tani. Vetëm kjo është e rëndësishme».

I pyetur se si arriti të veprojë me gjakftohtësi, Kjaer shpjegoi: “E bëra pa menduar. Instinkti më udhëhoqi dhe unë bëra atë që duhej, automatikisht. Ishte hera e parë që më ndodhte, shpresoj të jetë e fundit”. Një cështje tjetër, por që sipas Kjaer shumë e rëndësishme, është se ndoshta një futbollist do të ishte mirë të mësonte teknikat e ringjalljes: «Sigurisht. Shpresoj që imazhi të ketë rritur ndërgjegjësimin për këtë temë. Mjekët ishin shumë të aftë, ata ndërhynë menjëherë, por sigurisht të dish se çfarë të bësh në momente të caktuara është thelbësore. Mund të shpëtojë një jetë».



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *