• |
ide | kryesore

Paris Hilton zbulon detaje rreth dasmës së saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Paris Hilton ka zbuluar  së fundmi detaje rreth dasmës së saj.

E ftuar në “Jimmy Fallon Show”, Paris tregoi se po planifikon një ceremoni që do të zgjasë plot 3 ditë, ndërsa ka në plan të ndërrojë plot 10 fustane nuserie.“Do të jetë diçka e veçantë, në ato tre ditë do të ndodhin plot gjëra interesante. Me shumë mundësi do të veshë shumë fustan , mbase 10 . Më pëlqen të ndërrojë shpesh veshjet. Nuk jam një nuse tradicionale”, u shpreh ajo. Gjithashtu, Hilton tregoi se gjithë procesin e planifikimi të dasmës së saj , fansat mund ta shohin në “Paris in Love” ku do të mundin të njohin gjithashtu më shumë partnerin e saj Carter Reum. Paris dhe Reum filluan të dilnin në fund të vitit 2019. Ai i propozoi asaj në shkurt të këtij viti teksa po festonin ditëlindjen e 40-të të Hilton.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *