• |
ide | kryesore

Plagosja e 24-vjeçarit në Berat, policia shpall në kërkim 2 persona

-Instant, Lajme, Të fundit



Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur 24-vjeçari në Berat është zbardhur.  Policia bën me dije se janë shpallur në kërkim dy shtetasit e dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje. Ata janë Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.

Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në rrugën “Xhamia e Sahatit” kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *