• |
ide | kryesore

Plantacion me dy mijë rrënjë marijuanë në Spanjë, arrestohen dy shqiptarë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Garda Civile në Spanjë gjeti një prodhim prej 2,000 bimësh marijuanë në një zonë me qasje të vështirë të vendosur në grykën Barbuixera, pranë rezervuarit të Santa Anna, në La Noguera Catalonia.

Janë dy persona të arrestuar, me origjinë shqiptare që akuzohen se janë përgjegjës për plantacionin, i cili kishte një infrastrukturë të madhe dhe një kamp të pajisur për të kaluar periudha të gjata kohore atje. Në vend ishin disa tenda, ushqime dhe mjete për rritjen e marijuanës, si dhe pajisje mbikëqyrjeje për 24 orë në ditë. Bimët e lokalizuara ishin me madhësi të mesme dhe ishin në proces të rritjes. Të arrestuarit janë të moshave 24 dhe 33 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *