• |
ide | kryesore

Uefa, zbulon kandidatët për çmimet e sezonit 2020/2021: Euro 2020 fut në ‘lojë’ edhe Mancinin e Jorginhon

-Instant, F1, Sport



Euro 2020 natyrisht që do të ketë peshë në verdiktet vlerësuese të sezonit dhe Roberto Mancini e Jorginho janë përfshirë mes kandidatëve për çmimin UEFA si trajneri më i mirë dhe lojtari më i mirë i sezonit 2020/2021. Trajneri italian, kampion i Evropës, do të duhet tia dalë kundër Pep Guardiola dhe Thomas Tuchel, finalistë të Ligës së Kampionëve me Manchester City dhe Chelsea, ndërsa organizatori do të përballet me shokun e klubit Ngolo Kanté dhe xhevahirin e City, Kevin De Bruyne. Fituesit do të shpallen gjatë shortit të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve 2021/22, të planifikuar për të enjten më 26 gusht në Stamboll.

Mini listat me nga tre kandidatë janë përzgjedhur nga një juri e përbërë nga trajnerët e 24 skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2020, teknikët e 80 skuadrave që marrin pjesë në fazën e grupeve të edicioneve të fundit të Champions dhe Europa League dhe 55 gazetarë të zgjedhur nga grupi i Mediave Sportive Evropiane, një për secilin vend anëtar të UEFA-s. Trajnerët nuk mund të votonin për veten ose lojtarët e tyre. Në arsyet e përfshirjes nga Uefa të Mancinit, ka qenë jo vetëm fakti se ai ishte “arkitekti kryesor i suksesit të Italisë në Euro 2020”, por edhe pse “finalja e fituar kundër Anglisë ishte ndeshja e 34-të radhazi pa humbje”.

Janë përzgjedhur edhe kandidatet si lojtaret më të mira të sezonit 2021/2022, të treja nga Barcelona kampione e Evropës: golashënuesja më e mirë e Champions Jennifer Hermoso dhe shoqëruesit e saj Lieke Martens dhe Alexia Putellas. Sa i përket trajnerëve të futbollit të femrave, tre të zgjedhurit janë Lluis Cortés i Barcelonës, Peter Gerhardsson i ekipit kombëtar suedez dhe Emma Hayes e Chelsea.

Më 26 gusht, do të shpallen edhe fituesit sipas rolit e do të zgjidhet portieri, mbrojtësi, mesfushori dhe sulmuesi më i mirë dhe më e mirë për sezonin 2021/2022.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *