• |
ide | kryesore

Vaksinat nuk mjaftojnë/ Izraeli në valën e katërt të koronavirusit

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Një nga shoqëritë më të vaksinuara në botë, ajo e Izraelit, tashmë është në nivelet më të larta në botë të infeksionit, duke ngritur pikëpyetje të forta për efektivitetin e vaksinave. Pranverën e shkuar, fushata e shkëlqyer e vaksinimit në Izrael u pa si një shembull global. Infektimet e koronavirusit ranë, u vendos pasaporta elektronike e vaksinimit për të marrë pjesë në koncertet e mbyllura, në eventet sportive dhe më tej u shfuqizuan rregullat e distancimit apo mbajtja e maskave në çdo ambjent.


Izraeli ofroi për të gjithë botën një shpresë se virusi mund të mposhtej. Por kjo shpresë nuk ekziston më. Një valë e katër infeksioni po afron me shpejtësi nivelet e ditëve më të këqia të Israelit në dimrin e vitit të shkuar. Shifrat ditore të infeksionit janë dyfishuar në dy javët e fundit, duke e shndërruar Izraelin në një nga vatrat e infeksionit në renditjen botërore.


Kufizimet për grumbullimet në qendra komerciale apo argëtuese u rikthyen këtë javë dhe qeveria parashikon ta mbyllë vendin sërish në karantinë.

“Unë besoj se ne jemi në luftë” I tha parlamentit, të mërkurën, komisioneri për pandeminë, Salman Zarka.

Shkencëtarët ende nuk arrijnë ta kuptojnë se si përgjigjia që Izraeli i dha pandemisë u shndërrua nga një shembull për t’u pasur zili në një paralajmërim për t’i qëndruar larg. Kjo përmbysje sot është një test për qeverinë e re të Naftali Benet i cili kërkoi drejtimin e vendit duke u bazuar fort në mesazhin “Si ta mposhtim pandeminë”.
Disa ekspertë besojnë se shifrat e larta të infeksionit në Izrael mes atyre që janë vaksinuar herët, janë tregues se me kalimin e kohës mbrojtja nga vaksina bie. Pikërisht kjo teori, ka bërë që muajin e ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të nisë aplikimi i dozës së tretë.

Vaksina rezulton të jetë më pak efektive në parandalimin e infeksionit nga variant Delta, që sot dominon Izraelin. I pari që u vaksinua ishte një grup i moshuar, sistemi imunitar i të cilëve ishte më i dobët.

Në Qershor, izraelitët u bindën që më e keqja kishte kaluar dhe braktisën distancën sociale apo masat e tjera.

“Të gjithë u përpoqëm t’i harrojmë vështirësitë e një viti e gjysëm” tha Prof.Ran Balicer, shef i një paneli që këshillon qeverinë izraelite për përgjigjen ndaj Covid.

“Në këtë kohë, paradigma ishte që Izraeli ishte shteti me më shumë të vaksinuar në botë, që njerëzit e vaksinuar infektohen rrallë, që akoma më rrallë, ata sëmuren dhe se, me pak masa, popullsia ishte pranë imunitetit të turmës. Ky nuk ishte gabim”.

“Problemi, thotë ai, ishte se çfarë ishte e vërtetë për virusin original, nuk ishte domosdoshmërisht e vërtetë për variantet e ardhshme të kombinuara me imunitetin e ulët”.

Pjesa më e madhe e popullsisë së moshuar në Izrael kishte marrë dy dozat e Pfizer-BioNTech në fund të muajit shkurt, ndërsa tani 78% e popullsisë nga 12 vjeç e lart janë të vaksinuar.

Ende besohet se vaksina parandalon rëndimin e sëmundjes tek ata që infektohen, megjithëse të dhënat në Izrael tregojnë mundësinë e një rreziku të shtuar për rëndimin e sëmundjes tek ata që janë vaksinuar herët. Numri i vdekjeve në Izrael është rritur në muajin e fundit, ndërsa infeksionet janë shtuar.

Kur panë se infektimet ranë në pranverë, Izraeli hoqi nga përdorimi pasaportën e vaksinimit, lehtësoi kufizimet e udhëtimit dhe hoqi të gjitha masat e tjera me synim rifuqizimin e ekonomisë. E fundit që u hoq ishte detyrimi për të mbajtur maskë në ambjentet e brendshme, në 15 Qershor.

Por disa ditë para vendimit, një familje sapo ishte kthyer nga pushimet në Greqi në qytetin Modiin, mes Tel Avivit dhe Jerusalemit. Më shumë se 90% e qytetit, të moshës mbi 12 vjeç ishin të vaksinuar, që e bënte këtë një nga qytetet me nivelet më të larta të vaksinimit në vend.
Por pjesë e familjes ishte edhe një fëmijë, shumë i vogël për t’u vaksinuar, i cili, pas kthimit nga Greqia duhet t’i ishte nënshtruar një karantine 10-ditore dhe duhej të kryente një test PCR.

Në vend të kësaj, prindërit e çuan në shkollë. 80 nxënës u infektuan me variantin Delta.

“Nuk ishte faji i fëmijës” thotë kryebashkiaku i qytetit, Haim Bibas, duke e drejtuar gishtin tek prindërit. Një vatër tjetër infeksioni u zbulua edhe në një shkollë në veri të Izraelit, në rrethana të ngjashme si në qytetin Modin.

Që atëherë, variant Delta ka pushtuar Izraelin.

Professor Balicer, kishte paralajmëruar që në Maj se pavarësisht suksesit me vaksinimin, pandemia nuk kishte marrë fund. Ishte ende rreziku i varianteve që ishin të pandalshëm nga vaksina. Me një popullsi prej 9 milionësh, vetëm një milion izraelitë kanë refuzuar të marrin vaksinën. Dhe mes atyre që janë vaksinuar plotësisht, shkencëtarët izraelitë gjetën prova të mjaftueshme të imunitetit në rënie, në veçanti mes të moshuarve që ishin vaksinuar të parët.

Të dhënat që publikoi Ministria e Shëndetësisë në fund të korrikut tregojnë se dozat e Pfizer ishin 39% efektive në parandalimin e infeksionit në vend në fund të Qershorit dhe në fillim të Korrikut, por ato ishin 95% efektive nga periudha Janar-Prill.

Në të dyja periudhat, gjithsesi, doza e Pfizer ishte 90% efektive për të parandaluar rëndimin e sëmundjes tek të prekurit.

Ekspertët thonë se këto përfundime nuk janë provuar shkencërisht: Numri I pakët i rasteve që përllogariten, politikat e testimit të Izraelit, apo qelizat e analizuara për testet mund ta kenë devijuar rezultatin.

Gjithsesi, ndërsa vera afrohej, infeksionet nisën përhapen. Shkolla mbaroi, familjet nisën të mblidhen në hotele për pushime, ndërsa rreth 40 mijë qytetarë në ditë fluturonin jashtë vendit, megjithëse varianti Delta po shpërthente kudo në botë. Pas shumë ditësh me asnjë vdekje nga covid, në Qershor, të paktën 230 izraelitë kanë ndërruar jetë këtë muaj.

Ndryshe nga vatrat e shkuara të infeksionit, që evidentoheshin mes grumbullimeve, mes të pavaksinuarve, kësaj radhe infeksionet prekën edhe ata që i kishin marrë të dyja dozat.

Disa ekspertë kanë akuzuar qeverinë për një reagim të avashtë.

Rikthimi i valës së infektimeve rastisi në të njëjtën kohë me betimin e qeverisë së Benet në mes të qershorit. Pas tre karantinave, Benet erdhi me një qasje të re, sipas të cilës vendi duhet të mësojë të bashkëjetojë me virusin, ndërkohë që bizneset duhet të vazhdojnë të punojnë në kapacitet të plotë.

Detyrimi për ta mbajtur maskën në ambjentet e brendshme u rikthye, por qytetarët u treguasn shpërfillës. Ekspertët e shëndetësisë u alarmuan. Ata kërkuan masa më të forta, përfshirë ndalimin e grumbullimeve. Grupi i mjekëve që këshillonin qeverinë bëri thirrje dy herë- në Korrik dhe në 1 Gusht- për rikthimin e menjëhershëm të sistemit të Pasaportës së Vaksinimit.

“Vetëm në dy javët e fundit, pati një ndjesi urgjence për situatën” tha Profesor Nadav Davidovitch, një ekspert i shëndetit publik dhe një anëtar i panelit këshillues. “Çfarë po e bëjmë tani, duhet ta kishim bërë që në Korrik”.

Por pas euforisë së parakohshme të pranverës, lodhja nga pandemia e ka bërë të vështirë rikthimin në protokollet strikte kundër virusit.

“Është çështje disipline” thotë Profesor Galia Rahav, shefi i pavionit infektiv në një spital pranë Tel Aviv. “Njerëzit janë lodhur nga maska. Ata duan të jetojnë”

Por ekspertët mendojnë se shumë izraelitë janë ende të rrezikuar.

“Njerëzit ende nuk e kanë kuptuar se jemi në valën e katërt”, thotë Tomer Lotan drejtor në Ministrinë për Sigurinë, që është përgjegjëse për respektimin e masave. “Kanë ende atë sjelljen rutinë, me idenë që janë të vaksinuar. Është e vështirë t’ia ndryshosh përditshmërinë dhe të thuash “Dëgjoni tani! Jemi në prag të një katastrofe.”

Shpresat e Izraelit janë në dozën e tretë. Duke filluar tek 60-vjeçarët dhe më lart në moshë. Më shumë se 1 milion e kanë marrë dozën e tretë këtë muaj. Ekspertët thonë se ka disa shenja paraprake se infektimet e reja tek të moshuarit e vaksinuar mund të jenë në rënie.

Një studim paraprak që u botua të Mërkurën nga një kompani private, tregoi se një dozë e tretë ofronte 86% efektivitet kundër infeksionit tek të moshuarit mbi 60 vjeç, një javë pasi doza ishte marrë.

Në të gjithë botën ka nisur debati për dozën e tretë. Administrata Biden njoftoi të Mërkurën se amerikanët që kanë marrë dy doza Pfizer dhe Moderna, do të marrin edhe një dozë të tretë 8 muaj pasi kanë marrë të dytën.
Por Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se dozat e vaksinave mund të shfrytëzohen më mirë për të moshuarit apo të sëmurët e vendeve të varfra, që kanë më pak doza në dispozicion.

Shumica e palestinezëve në Ëest bank dhe Gaza janë të pavaksinuar, pasi zyrtarët palestinezë refuzuan një marrëveshje me Izraelin. Profesor Davidovitch, ekspert i shëndetësisë në Izrael e ka marrë një dozë të tretë. Por ai është i bindur se duhet një strategji e gjithanshme për të luftuar virusin, përfshirë këtu mbajtjen e maskave, kufizimin e grumbullimeve dhe investime në sistemin shëndetësor.

“Vaksinimi supozohej të zgjidhte gjithçka” thotë ai. “Por ne tani e kemi kuptuar se vaksinat nuk mjaftojnë”./ New York Times nga Isabel Kershner (Përshtati Lapsi.al)

16 Comments

  1. O bythqira vrasës si nuk mjaftoka vaksina ? Po pse ça është trupi i njeriut që harroka përgjigjen imunitare si nxënësi që harron vjershën që se ka mësuar mirë permendesh?
    Vaksina përgatit trupin për të mësuar si të luftojë virusin.Tani 2 mundësi janë o vaksinat janë kot skane efekt vetëm bënë miliarda kompanitë e KillGates ose kanë përbërës që e çojnë për lesh njeriun që të krijojë varësi nga vaksina dhe të pakësohet popullsia.
    Delet, sufllaqet, trushpëlarët do fillojnë te blegerijne por faktet janë kokëforta dhe kush nuk ka bere vaksinën e ka të qartë si drita e diellit.

    1. Epo mos ip mend per gjera qe nuk ia ke idene, se flet kot budallalliqe.
      Korona eshte e ngjashme me gripin sezonal qe kemi pas deri tani, per te cilin edhe pse ka 50 vite qe behen studime nuk eshte arritur te gjendet nje vaksine efikase.
      Arsyeja eshte se keto lloj virusesh kane nje predispozim shume te larte per te pasur mutacione, sic ka ndodh prej mijra vjetesh me gripin, cdo vit nga nje variant i ri.
      Kete gje e dine te gjithe ato qe meren me studimin e viruseve.
      Arsyen se pse e kane krijuar “Vaksinen” nuk di ta them, por mund te te siguroj qe nuk e kane bere per te miren e njerzimit.

      1. AS formimin tend dhe timin nuk ja dime njeri tjetrit por cfare eshte me kryesorja se ne themi te njejten gje qe “VAKSINA” nuk eshte efektive dhe ska kuptim qe te behet e jo me te perseriten dozat. keshtu qe per gjithe sa me siper MESO TE LEXOSH MIDIS RRJESHTAVE qe mos ngelesh KLLUF per sa i perket perceptimit/interpretimit!

  2. Ismail Morina, i njohur me nofkën Ballisti, që ngriti dronin në Beograd me flamurin e “Shqipërisë së madhe” ka reaguar për koncertin që do të mbajë sonte në Leposaviç Bora Gjorgjerviç.

    Ai kërkon që shqiptarët t’i tregojnë vendin duke ndaluar performancën e tij.

    “Bora Gjorgjerviç i njohur si Bora Çorba paska me mbajt koncert me elemente çetnike në Leposaviç, Republika e Kosovës

  3. A jeni ne vete??
    Vala e 4t? Do kete vale te 40te e te 400te
    Thjesht si gripi
    Keshtu qe hiqni kufizimet, forconi trajtimin per ata qe kane nevoje dhe rifilloni jeten perseri

  4. Po te ishte virus do kishin te drejt por ketu nuk kemi te bejme me virus por me dicka tjeter. Ndoshta kurre nuk do e kuptojme te verteten.

  5. Une them 20 vaksina ne vit
    16 ne koke per çdo dele, dhe 4 ne byth
    He te keqen, se per te pasuru pfizerin po punojme

    Po s’kane faj ata, fajin e kane shumica dyrdyle qe shko me vrap bo 3 vaksina qe FDA amerikan, i cili eshte pjese e komplotit, nuk i ka certifiku dhe rregjistru akoma ne kategorine e ilaceve te rregullta

    Megjithate shumica i boni me dajre e me gerrnete…

    ne pakica, do vuajme idiotllikun e deleve…
    ça me bo

    Iluminati qe do me heq qafe 75% te robve e ka seriozisht…

    Me ket rast e murem vesh kush jane 75% dele

  6. Te pakten Jeff Bezos hodhi ne gjyq NASA-n, …….para se te vije kjo vala e 178!

    Por me shume shprese kemi te Metali i Zone e Lire dhe shume pak tek Ujku i Cerrikut

  7. Eshte cmenduri te nendosh se do zhdukesh nje virus nga natyra.
    Kjo qw po testojne nuk eshte vaksine dhe spermbush definicionin e vaksines esht thjesht nje trajtim eksperimental. Do me e provu shko beje po mos detyro te tjeret.
    Imuniteti natyral esht e vetmja qe funksionon per momentin ne luften ndaj ketij virusi.

  8. Zoterinj, pse i referoheni si VAKSINE kur vet prodhesit e tyre e quajne TERAPI GENETIKE?!
    Terapia ose mjekim, jane nderhyrje nga jashte per te luftuar nje semundje apo patollogji me barna apo metoda te tjera si; fizio etj.
    Eshte e thene shume qarte ne dekleraten apo listen qe firmosin ata qe vaksinohen:
    1- Kjo eshte nje TERAPI GENETIKE, pra nderhyrje aty ku NDALOHET RREPTESISHT, cdo lloj manipulimi, a nderhryje, ne te.
    2- Prodhuesi nuk mban asnje pergjegjesi ligjore per cdo efekt ansor qe mundet te shfaqet si rezultat i saj apo si rezultat i mosfunksionimin e ketij mjekimi.
    E kuptoni se ku fle lepuri?!

  9. Fakti qe thirrjet per te injektuar sa me shume njerrez me ate qe e quajne “vaksine” i bejne me shume politikanet se mjeket tregon se qellimi i saj nuk eshte shendeti i popullsise.

  10. Qe vjet Dr RAshid Buttar qe eshte nja nga 50 mjekt me te mire ne amerike dhe Prof Judy Mikivits deklaruan qe nuk ka vaksine per viruset pasi ata ndryshojne mutacion. Pra kjo qe po ndodh ishte paralajmeruar dhe dihej. Injeksioni qe keta po ja servirin popullsise si “vaksine” ka permbajtje toksike dhe eshte me efekte anesore p[asi prek dhe demton shpretken, zemren, trurin dhe palcen kurrizore. Pra keta me vetdije po bejne genocid dhe duke e shitur si ne mediat e blera si e vetmja menyre per ti dhene fund Plandemise. Ata qe i besojne le ta bejne vaksinen por mos te na cajne karin ne te tjereve qe sduam pasi eshte ne kundershtim total me Ligjet e Nurembergut. Kush ka deshire mund te hyj ne google dhe le lexoje Nuremberg Code 1947

  11. “Skifter në Korçë, pulë në Leposaviç” – Nga Vetëvendosje nuk duan të tregojnë përse nuk protestuan edhe për koncertin e çetnikëve të “Riblja Corba”

  12. shikoni CV-në e Berishës? Bashkëpunëtor i kasapit të Ballkanit, Millosheviç, që masakroi shqiptarë dhe serbë; kundërshtar i Amerikës në raport me Kosovën dhe ushtrinë e saj; nxitës i luftës civile në Kosovë në vitin 1999; mi kulisash me kriminelë serb si Arkani; i përfolur si agjent i shërbimeve sekrete në Lindje që nga Serbia; përkrahës i terrorizmit islamik dhe organizatave terroriste; bashkëpunëtor me Osama Bin- Laden dhe organizatat e tij terroriste, shkatërrimtar i ekonomisë shqiptare të krijuar deri në vitin 1990; organizator i luftës civile dhe grushtit të shtetit… A mendoni se kot së koti u fundos në oqean vetë Osama Bin Laden? Ja, për vepra të tilla.P

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu