• |
ide | kryesore

Zjarr në kodrat e Vajkanit në Fier, era përhap flakët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një zjarr ka rënë në kodrat e fshatit Vajkan në Fier pasditen e sotme. Raportohet se zjarri, i ndihmuar nga era, ka përfshirë një sipërfaqe toke me shkurre e ullishta.

Ndërsa ende nuk ka një shkak zyrtar të nisjes së këtij zjarri, ka dyshime se flakët kanë ardhur nga varrezat e fshatit ku mund të ketë pasur ndonjë përkujtimore dhe janë vendosur qirinj. Nga flakët është përfshirë edhe një banesë e pabanuar.

Për të fikur flakët ka mbërritur në vend dy zjarrfikëset e Fierit dhe gjithë efektivi. Po kështu ka shkuar zjarrfikësja e Patosit, Lushnjës, Albpetrol dhe efektivët përkatëse.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *