• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë-Durrës, lëndohet rëndë 2-vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Aksident në Tiranë-Durrës, lëndohet rëndë 2 vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostardën Tiranë-Durrës, ku si pasojë e përplasjes së dy makinave ka mbetur I lënduar rëndë një i mitur

Detaje nga policia: 

Më datë 20.08.2021, në orën 16:10, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, shtetasi M. E., duke drejtuar mjetin tip “Citroen”, është përplasur me mjetin tip “Ford”, me drejtues shtetasin S. K., e për pasojë është lënduar një shtetas i mitur rreth 2 vjeç, pasagjer në njërin mjet, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *