• |
ide | kryesore

Boris Johnson: Nëse është e nevojshme do të punoj me talebanët për të gjetur zgjidhje në Afganistan

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Kryeministri britanik, Boris Johnson ka shtrirë dorën për bashkëpunim me talebanët për një zgjidhje në Afganistan.

Në një përpjekje për të qetësuar situatën, Johnson thotë se situata në aeroportin e Kabulit është më e stabilizuar teksa vetëm dje Britania e Madhe evakuoi 1 mijë të cilët do të pasojnë 1 mijë të tjerë sot.

“Unë dua t’i siguroj njerëzit se përpjekjet tona politike dhe diplomatike për të gjetur një zgjidhje për Afganistanin duke punuar me talebanët, natyrisht, nëse është e nevojshme do të vazhdojnë. Dhe angazhimi ynë ndaj Afganistanit është i qëndrueshëm.”- tha Johnson.

Disa ditë më parë Boris Johnson kërkoi që qeveria që do të krijohej nga talebanët mos njihej, por duket se qasja ka ndryshuar duke parë situatën e tensionuar në aeroportin e Kabulit.

Po ashtu edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ishte i hapur për negociata me talebanët.

Lexo më tej: Analiza e Le Monde/ Erdogan ka filluar të flirtojë me talebanët 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *