• |
ide | kryesore

Dalin DETAJE/ Efektivi i RENEA, koka e grupit të kokainës në Tiranë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacion zyrtar për operacionin antidrogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Janë 5 persona të arrestuar, një prej tyre Rael Luli, efektiv i RENEA-s që sipas SHÇBA ishin pjesë e një rrjeti shpërndarësish kokaine që vepronte në disa zona në Tiranë.

Rrjeti drejtohej pikërisht nga polici i Forcave Speciale. Të arrestuarit e tjerë janë: Jurgen Luli, Gertjan Harapi, Gevi Spahia dhe Ergi Sala

Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.

NJOFTIMI I SHÇBA

Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbështetjen operacionale të DVP Tiranë, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale. Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas:
Ata janë:
– R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
– J.L., 30 vjeç;
– G.H., 26 vjeç;
– G.S., 27 vjeç;
– E.S., 26 vjeç.

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si “Parku i autobusëve”, Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytetin e Nxënësve. Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media.

Rael Luli, efektiv i RENEA



5 Comments

  1. Se mos eshte i vetmi. 70-80 % e policise jane te lidhur me krimin, duke filluat nga lart. Nuk mund tendodhe ndryshe ne nje vend ku krimi e droga perkrahet e mbeshtetet nga kryeministri, presidenti e gjithe me rradhe

  2. ujku me lekur deleje
    psikopatia ne veprim – nuk ka as moral, as shtet, as kombesi
    hetoni njerezit qe kerkojne pushtet kudo ne cdo fushe

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *