• |
ide | kryesore

Pas aludimeve se ka qenë i martuar me Britney Spears, reagon ish partneri i saj

-Instant, Paparazzi, Slider



Ish i fejuari i Britney Spears, Jason Trawick ka reaguar ndaj aludimeve se është martuar në fshehtësi me këngëtaren.

Aludimet nisën pasi drejtuesit e podcast “Toxic: The Britney Spears Story”. shqyrtuan një raport në çështjen e vazhdueshme të kujdestarisë së këngëtares. Dokumenti tregoi një pagesë prej 9,150 dollarë që u bë më 1 tetor 2012, në lidhje me një “konsultim për zgjidhjen e martesës”. Ata raportuan se pagesa u bë në zyrat ligjore të Alexandra Leichter, e cila është një avokate e familjes, në Beverly Hills. Ata gjithashtu vunë në dukje se pagesa ishte e shënuar nën tarifat ligjore të kujdestarit. Ky dokument shtoi dyshimet se Britney mund të ishte martuar me Jason pasi të dy u fejuan në fund të dhjetorit 2011. Mirëpo së fundmi i pyetur nga mediat, Jason ka hedhur poshtë spekulimet. “Unë besoj se do të isha në dijeni nëse do të isha i martuar”, deklaroi ai.Trawick në kohën kur ishte i fejuar me këngëtaren u pozicionua dhe si menaxher i saj, duke u bërë gjithashtu bashkë-ruajtës i pasurisë në 2012. Ai më pas u largua nga ky  pozicion pasi ata anuluan fejesën e tyre.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *