• |
ide | kryesore

Zbulohet letra e Bin Laden në 2010: Vrisni Obamën sepse Biden është i paaftë

-Instant, Arkiva, F1, Lajme, Planet, Të fundit

Kreu i “Al Kaedës”, Osama bin Laden ndaloi operacionet që synonin të vrisnin Joe Biden sepse sipas tij demokrati do të ishte një president i paaftë dhe do t’i “çonte SHBA-të në krizë” nëse xhihadistët do të ishin të suksesshëm në vrasjen e Barak Obamës.


Bin Laden e mbajti këtë qëndrim në një letër të vitit 2010 që u gjet në një mori dokumentesh në kompleksin e Pakistanit, ku ai u vra nga forcat speciale amerikane në 2011.


Dokumenti u bë publik për herë të parë në vitin 2012, por është nxjerrë sërish në dritë dhe i është dhënë një rëndësi e re në kulmin e tërheqjes kaotike të SHBA-ve nga Afganistani duke u dhënë vendin përsëri talebanëve.

Bin Laden, udhëheqësi i atëhershëm i Al Kaedës dhe njeriu që Amerika shkoi në Afganistan për ta vrarë, shkroi direktivat e tij në një dokument prej 48 faqesh në maj 2010. Ato i shkroi me anë të një ndihmësi të identifikuar si “Vëllai Shejh Mahmud’, emri i vërtetë i të cilit është Atiyah Abd al-Rahman.

Në këtë dokument ai shtron nevojën për të drejtuar forcat larg sulmeve terroriste në vendet e tjera myslimane duke u përqendruar në sulmet direkte kundër Shteteve të Bashkuara.

Në faqen 36, ai përshkruan dëshirën e tij për të formuar dy skuadra goditëse, njëra në Pakistan dhe një tjetër në Afganistan. Puna e tyre do të ishte organizimi i sulmeve kundër Presidentit të atëhershëm amerikan Barack Obama dhe ish-drejtorit të CIA-s, David Petraeus, nëse ata do të vizitonin njërin nga këto vende.

“Obama është kreu i pabesisë dhe vrasja e tij automatikisht do të bëjë që Biden të marrë presidencën për pjesën e mbetur të mandatit, pasi është ligj atje. Biden është plotësisht i papërgatitur për atë post dhe do t’i çojë SHBA-të në krizë” – shkruante Osama Bin Laden.

Sa për ish-kreun e CIA-s, Petraeus, ai shkruante se “është njeriu i duhur në këtë vit të fundit të luftës dhe vrasja e tij do të ndryshonte rrjedhën e ngjarjeve”. ©LAPSI.al

10 Comments

  1. Si e shkruan Bin Ladeni @@@@ Biden është plotësisht i PAPERGATITUR për atë post @@@
    Si e lexon Lapsi @@@@ Bideni eshte plotesisht i PAAFTE per ate post @@@ .
    Bushat ….. thone qe zakoni dhe inati del me shpirtin .
    Mblidh mendjen Bushat se po shkon per lesh. Je rreshtuar ne anen me negative te historise sone.

    1. Mire thote Kanani, Bushat! Mos rri me ballistet qe hane pula!
      Rreshtonju me Partizanet!

      Te shkerdhefte Moz Cigarja macen!

  2. shikoni CV-në e Berishës? Bashkëpunëtor i kasapit të Ballkanit, Millosheviç, që masakroi shqiptarë dhe serbë; kundërshtar i Amerikës në raport me Kosovën dhe ushtrinë e saj; nxitës i luftës civile në Kosovë në vitin 1999; mi kulisash me kriminelë serb si Arkani; i përfolur si agjent i shërbimeve sekrete në Lindje që nga Serbia; përkrahës i terrorizmit islamik dhe organizatave terroriste; bashkëpunëtor me Osama Bin- Laden dhe organizatat e tij terroriste, shkatërrimtar i ekonomisë shqiptare të krijuar deri në vitin 1990; organizator i luftës civile dhe grushtit të shtetit… A mendoni se kot së koti u fundos në oqean vetë Osama Bin Laden? Ja, për vepra të tilla.

  3. Mire e thua o i pa emer per Berishen
    Po ky vuçiçi vogel i tiranes çfar e lidhe me serbin
    Te qifet kina fisin e te mebeçin ne fyt sufllaqet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu