• |
ide | kryesore

Befasia e ankandit: 85mijë euro për fanellën e Zidane, që nuk dihet nëse e ka veshur

-Instant, Sport



85 mijë euro e prapë të mos dish autenticitetin. Ky është cmimi i paguar nga një koleksionist për fanellën origjinale të Zinedine Zidane, të finales së Botërorit 1998, ku Franca u shpall kampione.

Ai që ka paguar çekun, siç është raportuar kohë më parë nga Mundo Deportivo, është një koleksionist anonim. Nuk janë shumë në fakt, për ata që kanë mundësi, për të pasur fanellën “Brazil-Francë 12-07-98”. Nëse shtohet se në atë ndeshje Zizou shënoi dy herë, duke hyrë në legjendë dhe praktikisht duke marrë me prepotencë Topin e Artë, kuptohet se ajo fanellë me numër 10 ishte padyshim tërheqëse si një trashëgimi. Edhe pse ka një “por”. Po, sepse me kërkesë të shtëpisë së ankandeve, FIFA verifikoi se në fakt është një fanellë origjinale e krijuar për finalen e Francës ’98, por që nuk ka siguri në faktin se është përdorur në të vërtetë në pjesën e parë të ndeshjes nga ish -lojtari i Juventusit dhe Real Madridit.

Jo keq, sepse edhe me këtë sqarim të nevojshëm, fanella (e cila deri pak kohë më parë ishte e ekspozuar në muzeun e futbollit në Zvicër) tërhoqi vëmendjen e pjesëmarrësve aq shumë sa ata prekën gati 100 mijë euro si çmim përfundimtar. Shumë para, sigurisht, por kurrë të mjaftueshme për të shqetësuar atë që është rekordi i LeBron James. Në të njëjtin ankand, në fakt, ishte edhe një fanellë e veshur nga basketbollisti amerikan për daljen e tij të parë në Sports Illustrated, që daton kur James ishte vetëm një nxënës i shkollës së mesme. Çmimi i vlerësuar ishte midis 400 mijë dhe 600 mijë dollarë dhe në fund u deshën 512 mijë për ta fituar atë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *