• |
ide | kryesore

Gazetari tregon si ta kuptoni kur dikush lëshon “lot krokodili” për afganët

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Që nga dita kur amerikanët e doëzuan Afganistanin nën pushtetin e talebanëve, sytë e të gjithë botës janë drejtuar nga katastrofa humanitare që po ndodh atje. Reagimet janë të shumta. Gjen shumë nga ata që bëjnë thirrje të ndihmohen sa më parë afganët e mbetur në Kabul, të strehohen sa më parë ata që u rrezikohet jeta nga talebanët dhe që predikojnë dhembshuri për qytetarët afganë, të mbetur nën mëshirën e ekstremistëve talebanë.

Por për të kuptuar nëse një person bën propagandë apo vërtet ndjen se afganët duhen ndihmuar, gazetari Mehdi Hasan, drejtues i një emisioni në SHBA dhe me një eksperiencë të gjatë në çështjet ndërkombëtare ka një propozim. Shikoni deklaratat, qëndrimet, apo statuset në rrjetet sociale të një personi para fundjavës së kaluar, kur dolën lajmet e para për evakuimin e afganëve.

Nëse politikani, eksperti, gazetari apo kushdo tjetër ka folur ndonjëherë për afganët para fundjavës së kaluar, atëherë vërtet ka qenë i interesuar për këta njerëz. Nëse reagon vetëm tani, atëherë po derdh lot krokodili dhe bën propagandë.

“Ka një test të shpejtë, për të kuptuar këto kritikat e ashpra, që tregon nëse vërtet iu plas këtyre për Afganistanin apo për afganët. Sa i kanë përdorur politikat, mediat, apo platformat sociale për të folur për afganët apo luftën “para” fundjavës së shkuar, apo rënies së Kabulit?” shkruan Hasan.



11 Comments

  1. Ore po qe i afte na gjej nje test per te zbuluar sinqeritetin e ketyre Afghaneve qe do na rrasni neve dhe qe do merrni vete se keto birbot e Twitter-it nuk i prishin pune njeriu. Si t’ja bejme te gjejme radikalet e kriminelet mes turmes qe na takset? Kjo eshte puna.

  2. E gjitha eshte nje teater. Usa u terhoq nepernjet nje marveshje me Talibanet. Shume shpejt te dyja shtetet do bashkepunojne ngushte. Keta qe po lene vendin e tyre po e lene me miratimin e taleneve se atyre nuk u duhen spiune e bashkepunetor te huaj.

  3. Fix e ka thene ky mjeshtri!

    Do ta besoja kete punen e tradites shqiptare, vetem po te kishte thirrje neper rrjete sociale, pro ardhjes se afganeve. E keni pare shqipot ca thone?! Tradite un cazzo! 😀

    Ketu kemi kete talebanin me mjeker te bardhe dhe tuta yamamoto, qe s’pjerdh a ka popull ne kete stan apo jo! Vete vendos, vete firmos. Njehere thote 200, pastaj 300, 1000 me pas 4000. Trasparenca minus, komplete drase!

    Me e forta, degjon kete Xhaxhken qe i jep mend BE-se!!! Holy Motherfucker Crap!!! Shoqja Xhaxhka terheq verejtje BE-se, pse si marrin afganet!!! E kujt ja priste mendja?! Keta jane ne delir total si kamp! Jane prej hekri te farketuar ne punishten e uncle G.

  4. Gazetari sikur po flet per Ramen. E keni pare Ramen, as se rruan per popullin e tij e jo per per dike tjeter. Por i rre menja karit, qe do e bejne sekretar te pergjithshem te Natos, prandaj dhe u veteofru per afganet

  5. lexoni per crregullimet e personaliteti njerz
    se do te perfundoni ne kroniken e zeze
    shoh vajza qe ndiqen nga makina te shtrenjta
    mos i hap gropen vetes vajze

  6. lexoni per crregullimet e personaliteti njerz
    se do te perfundoni ne kroniken e zeze
    shoh vajza qe ndiqen nga makina te shtrenjta
    mos i hap gropen vetes vajze
    hapni syte konviktore

  7. Hhaah sa larg jeni mo z gazetar Amerikan dhe kaq mir e paskeni njojtur ket palloshin gomar te Surrelit. Opo fiks fiks fare e ke njojtur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *