• |
ide | kryesore

Greqia mur në kufi, Turqia i refuzon/ Ku do të përfundojë vala e refugjatëve afganëve?

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Greqia pothuajse e ka përfunduar ndërtimin e murit në kufi me Turqinë me qëllim parandalimin e futjes në vend të emigrantëve që largohen nga Afganistani, pas kthimit në pushtet të talebanëve. Muri është projektuar me një gjatësi rreth 40 kilometra dhe do pajiset me kamera vëzhgimi.

“Ne nuk mund të presim në mënyrë pasive thyerjen e kufirit. Kufijtë tanë do të mbeten të pacenueshëm”, tha dje ministri grek i Mbrojtjes, Michalis Chrisochoidis, gjatë një vizite në rajonin e Evros.

Chrisochoidis, një ish anëtar i Pasokut, Partia Socialiste, shpjegoi se muri kishte shkuar deri më tani në 12.5 kilometra i gjatë dhe se pritet të përfundojë këto ditë, së bashku me një sistem të automatizuar të monitorimit elektronik të teknologjisë së lartë.

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, realizoi një bisedë telefonike me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, ku në thelb të bisedës së tyre ishte fakti i “një vale të re emigracioni që duket e pashmangshme, nëse nuk merren masat e nevojshme në Afganistan dhe Iran”.

Ankaraja, e cila gjatë viteve të luftës në Siri mori 6 miliardë euro nga Bashkimi Evropian për të mbajtur refugjatët sirianë në Turqi, paralajmëroi BE-në se nuk ka më ndërmend të jetë një “depozitë emigrantësh” e Evropës.

Chrisochoidis pohoi se kriza në Afganistan ka hapur “mundësi të reja për flukset e emigrantëve” drejt Kontinentit të Vjetër. Në vitin 2020, Greqia bllokoi përkohësisht kërkesat për azil, pasi Erdogan tha se Turqia kishte “hapur dyert” për emigrantët për të kaluar drejt BE-së.



5 Comments

      1. pirdh pirdh se lirohesh

        te paska bo dru taverna korca pa fillu mire akoma, duro te vij serbi e merrja nje tallava me birr ndor.

  1. Normal, ne Turqi ka konflikte te perditshme mes vendasve dhe Sirianeve. Kur kjo ndodh per shoqeri kulturalisht te ngjashme imagjino efektin e afghaneve ketu, nje vend mese perendimor te pakten per perfaqesimin e grave ne kafene, shkolla dhe institucione. Realisht jemi vendi qe udheheqim thelle rajonin sa i perket indeksit te barazise gjinore dhe rrote me rrote me Gjermanine. Ndoshta e vetmja gje ku jemi njesoj si Italia dhe rrote me rrote me Gjermanine. Te thuash qe do kemi probleme eshte nenvleresim.

  2. Po mor do meren me Amerikën. Bë zullume ajo e ti ndajë me të tjerët!!!!Po grekët ki inat por janë patriotë. Nuk janë si ky palloshi inë që ska minimumin e shqiptarizmës kjo ndjenjë e komunistëve si vjetër e të rinj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *