• |
ide | kryesore

Humb Komiteti i Ekspertëve/ Mbi 600 të infektuar dhe dy të vdekur nga Covid në 24 orë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Shtohen shifrat e të infektuarve në vendin tonë. Në 24 orët e fundit janë 658 persona që rezultuan pozitivë, ndërsa dy pacientë kanë ndërruar jetë në spitale. Pavarësisht alarmit që vjen nga shifrat e pandemisë, si pasojë e qarkullimit të variantit Delta, vendi vazhdon të jetë në normalitet, me festime masive dhe asnjë rregull për mbrojtjen nga covid. Ndërkohë që vala e katërt e covid në vendin tonë mund të thuhet se ka nisur tashmë, nuk ka asnjë ekspert të pandemisë nga të Komitetit Teknik që të ngrejë zërin për masa më të rrepta parandaluese.


Aktualisht janë 5129 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.


Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 73 pacientë. Në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 qytetarë: një qytetar 64 vjeç nga Tirana dhe një qytetar 84 vjeç nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve. Janë shëruar 142 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,184 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (21 Gusht 2021)

Raste të reja ditore 658
Të shëruar në 24 orë 142
Të shtruar në spitale 73
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 6527

Testime totale 992,232
Raste pozitive 138,790
Raste të shëruara 131,184
Raste Aktive 5129
Humbje jete 2,477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1977
Shkodër 843
Vlorë 482
Fier 436
Durrës 305
Elbasan 251
Lezhë 238
Berat 177
Gjirokastër 157
Korçë 106
Kukës 92
Dibër 65

6 Comments

  1. Ky psikopati po organizaon dhe koncerte gjithandej, ju thoni t’i therrase ekspertet. Ai ka pune me te mira per te bere. Ne fund te fundit, sic u thote ai vartesve te tij, he mos u merzizni se cudia me e madhe 3 dite zgjat

    1. Quhet neglizhence. Kryeministri i pari dhe antaret e Keshillit te Ministrave duhet te jene ne pergjegjesi penale per cdo viktime Covid.

  2. Kur u mbyllem vjet na thonit qe shqipria eshte ber burg njerezit duan te dalin se plasen brenda, qeveri diktatore etj

    Tani qe u hap beni gjoja si te shqetesuar e thoni ose u hap

    Eh mer lapsi me mortje si ju shqiperia 1 mije vjet nuk ndryshon

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu