• |
ide | kryesore

Volejbollistja italiane akuzon: “Kam perikardit, për fajin e vaksinës. Kush më dëmshpërblen?”

-Instant, Sport



Francesca Marcon, e njohur si Cisky, përmes llogarisë së saj në Instagram ka bërë të ditur se ajo ka pësuar një perikardit dhe se nuk mund të kthehet në stërvitje tani për tani me ekipib e saj në Bergamo. Volejbollistja bën një denoncim shumë specifike, që sidoqoftë, nga pikëpamja mjekësore, nuk duhet të merret si fakt pasi nuk ka siguri absolute të një korrelacioni shkak-pasojë mes vaksinës anti-Covid të cilës lojtarja i është nënshtruar dhe simptomës që ajo po shfaq.

Francesca Marcon, në fakt, e ka thënë qartë në Instagram se perikarditi i saj është pasojë e vaksinës anti-Covid, të cilës iu nënshtrua. Bëhet fjalë për një inflamacion të membranës që mbron zemrën dhe në fakt raportohet si një efekt anësor i mundshëm i vaksinave Pfizer dhe Moderna.
Kompanitë që prodhojnë vaksinat kanë punuar në raportin e tyre të sigurisë për muaj për të siguruar detaje të mëtejshme për EMA-n, agjencia evropiane të barnave, në lidhje me mundësinë se injektimi i vaksinës mund të shkaktojë perikardit dhe miokardit, duke qenë se ka patur raste për të cilët, në fakt, nuk ka 100 % siguri se shkaktohen nga vaksina dhe jo nga faktorë të tjerë.

Ajo që është më interesante sesa historia që përfshin Francesca Marconin, është një pyetje që bën lojtarja dhe kjo është sigurisht interesante. Volejbollistja, në fakt, ngre cështjen: nuk ka asnjë formë “kompensimi për ata që pësojnë dëmtime shëndetësore pas marrjes së vaksinës? Unë deklaroj se nuk jam no vax, por kurrë nuk kam qenë e bindur për ta bërë këtë vaksinë dhe mora konfirmimin. Nuk e di nëse jeni të interesuar, por unë kam pasur dhe kam ende perikardit pas vaksinës … Kush paguan çmimin për gjithçka? ”.

Për atletët, në fakt, të kesh efekte anësore pas vaksinës mund të jetë një problem i madh sepse, si në rastin e Marcon, mund të vonojë përgatitjen për sezonin konkurrues. Për momentin klubi i saj Volley Bergamo është duke e pritur dhe në një deklaratë ka bërë të ditur se ajo do të bashkohet me grupin javën e ardhshme, pa specifikuar arsyen, ndërsa Cisky Marcon u ka komunikuar ndjekësve të saj arsyen e vonesës dhe në një farë mënyrë është shfryrë pasi ajo është e sigurt se perikarditi i saj është për shkak të vaksinës anti-Covid.



3 Comments

  1. Nuk e kuptoj perse Lapsi i mbledh keto pak raste dhe nuk merr qindra miliona raste kur vaksina u ka shpetuar jeten njerezve..Mjaft bete No-Vax..

    1. Po ama duhet t’i pranojne keto raste, te tregohen te sinqerte dhe transparente dhe jo t’i trajtojne njerezit si dele, si te paafte per te kuptuar qe cdo forme kurimi e ka nje risk qe gjithsesi nuk i tejkalon efektet positive. Lenia e qellimshme ne erresire nxit konspiracionin dhe e saboton shume me keq qellimin fillestar pse behet censurimi. Ah, dhe sigurisht duhet te demshperblejne. Pagimi i demit eshte e vetmja menyre per te rritur pergjegjshmerine dhe pse jo permiresuar vaksinat. Ne pikepamje te prodhuesit vaksinat jane vetem mjet fitimi. Nese nuk i dhemb tek xhepi nuk jane te interesuar te investojne asnje cent me shume per kerkim.

  2. Ka me mijera raste te konfimuara me kete efekt sidomos tek adoleshentet dhe sidomos pas vaksines se dyte pfizer. Te thuash nuk ka siguri qe vjen nga vaksina eshte te jesh rrote kari komplet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *