• |
ide | kryesore

Vranësira dhe rrebeshe në disa zona, parashikimi i motit sot

-Instant, Lajme, Të fundit



Dita e sotme do të karakterizohet nga një kalim vranësirash në pjesën më më të madhe të vendit, ku përjashtim bën vetëm vija bregdetare. Ndërkohë në zonat malore, verilindore dhe juglindore këto vranësira do të shoqërohen edhe me rrebeshe shiu. Mbrëmja rikthen sërish motin e kthjellët.

Temperaturat do të pësojnë rënie në mëngjes, por nuk ndryshojnë në mesditë duke u luhatur në vlerat ekstreme ditore nga 15°C deri në 36°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 4 ballë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *