• |
ide | kryesore

E pabesueshme te Juventus, CR7 në pankinë: zgjedhje teknike apo merkato, tani ka një problem

-Instant, Sport



Kur ka mbetur edhe një javë merkato përpara, përjashtimi absolutisht befasues i Cristiano Ronaldos nga titullarët e Juventus në debutimin në kampionat kundër Udineses lë hapësira për të gjitha pyetjet që shoqëruan portugezin gjatë verës. Pas fjalëve të djeshme në konferencën për shtyp nga Max Allegri (“Ronaldo humbi ndeshjen e së enjtes për një pushim të planifikuar, por tani është në dispozicion. E ardhmja e tij? Ai më tha se do të qendrojë”) gjithçka sugjeronte praninë e tij që nga minuta e parë në Friuli: nuk është kështu (përpara bëhet gati Dybala-Morata), tani duhet të kuptohet nëse është një zgjedhje thjesht teknike (që sidoqoftë do të lërë gjurmë) ose nëse vendimi është marrë me motive merkato. Në të dy rastet, megjithatë, është diçka sensacionale, pasi ne bëhet fjalë për një lojtar të çfarëdoshëm.

Ndërsa presim që Allegri të japë shpjegimin mbi arsyen e vendimit në lidhje me portugezin, megjithatë, nuk mund të injorohen fjalët e tjera të thëna dje në konferencën për shtyp, nga trajneri i Juventusit, kur ai iu përgjigj një pyetjeje të qartë në lidhje me “problemet” e menaxhimit të portugezit duke vënë interesin e kolektivit përpara atij të individit. Një filozofi e qartë e mendimit të një trajneri që nuk i bën zbritje askujt, as CR7 (me të cilin përflitet se ai gjithashtu nuk ka ndonjë feeling të madh). Me një javë merkato, sado që është sensacionale, në këtë pikë asgjë nuk mund të përjashtohet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *