• |
ide | kryesore

E rëndë në Kosovë/ Persona të panjohur lënë të vdekur një 20-vjeçare në derën e spitalit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vajzë rreth moshës 20-vjeçare është dërguar pa shenja jete në Urgjencën e spitalit të Ferizajt në Kosovë. Ajo është dërguar në spital nga disa persona të cilët pastaj janë larguar.

“Rreth orës 15:08 e kemi pranuar informatën se një vajzë rreth moshës 20 vjeçare është dërguar pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Vdekjen e viktimës e kanë gjetur mjekët. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po i zhvillon hetimet” – tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai shtoi se nuk dihet asgjë për personat që e kanë dërguar viktimën në spital.

“Viktimën e kanë sjellë disa persona. Nuk dihet numri i saktë. Policia po i zhvillon hetimet për të zbardhur rastin. Nuk dihet nëse viktima ka pasur shenja jete derisa ka arritur në spital, por vdekjen e kanë konstatuar mjekët në Qendrën Emergjente” – tha ai.

Veseli ka bërë të ditur se janë duke grumbulluar informacione shtesë dhe se rasti po vazhdon të hetohet. 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *