• |
ide | kryesore

Jesy Nelson largohet nga grupi muzikor, probleme me shëndetin mendor

-Instant, Paparazzi, Slider



Jesy Nelson tashmë është larguar nga “Little Mix”.

Prej muajsh, ajo nuk është më një e katërta e grupit të vajzave jashtëzakonisht të suksesshme. Nelson është gati të publikojë këngën e saj të parë solo dhe thotë se është më e lumtur se sa ka qenë prej vitesh.

Në vitin 2019, Jesy bëri një dokumentar të fuqishëm për jetën e saj me ‘tre vajzat e tjera’, të quajtur “Odd One Out”. Ajo foli për mënyrën se si e kishte krahasuar gjithmonë veten me anëtaret e tjerë të “Little Mix”.

Ajo kishte provuar si një këngëtare solo, por gjyqtarët vendosën që ishte më e përshtatshme për të qenë në një grup, në një nga paraqitjet në X Factor. Artistja u bashkua me Leigh ‑ Anne Pinnock, Jade Thirlwall dhe Perrie Edwards – për të formuar grupin e vajzave “Rhythmix”, i cili më vonë u quajt “Little Mix”.

Një muaj më vonë, njoftoi se po largohej nga grupi për t’u kujdesur për shëndetin e saj mendor.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *