• |
ide | kryesore

Kosovë/ 1.682 të infektuar dhe 11 viktima gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 1.682 qytetar të infektuar me Covid-19 në Kosovë.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 11 persona nuk e kanë fituar betejën ndaj Covid-19. Sa i përket të shëruarve në 24 orë ato janë 263, ndërsa numri total i rasteve aktive është 19.695.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë: 

22 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.776 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 707.793 doza të vaksinës.

Deri më sot 236.405 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.710 testime, 1.682 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 263 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 107.288.

Në total numri i rasteve aktive është 19.695.



5 Comments

    1. Kur nuk di asgje me mire rri urte. Injoranca nuk ka nxjerre ndonjehere gje ne drite. Propaganda e frikes nuk eshte realiteti

      1. E perserit, ftoj bagetine dhe injorantet qe nuk kane as inteligjencen te kuptojne c’behet rreth e rreth, te vaksinohen..Deri tani 10 mije te vdekur… Sigurisht ka edhe nga ata qe, sikurse talebanet, jane kunder vaksinimit!

  1. Vazhdon terrori mediatik me qellim vaksinimin e popullit. Nese do ishte e mire ajo vaksine nuk do kishte nevoje per kercenime me bukene gojes o shtet plehrash

  2. Ky eshte deshtim. Nje qeveri ne radhe te pare matet nga rezultatet ne ato qellime qe i ve vetes e jo thjesht ne masen qe artikulon pikepamjet e shumices se popullsise. Kjo eshte pikerisht ajo qe ben qeveria Kurti. Ne menyre mesa duket selektive vjen verdalle dhe thote ate qe duan Kosovaret. Jam dakort me populizmin ne kete aspekt. Por ka nje problem. Ne qofte se qeveria do ishte pune pikepamjesh popullore sic e prezanton Kurti do fitoshin anti-vaxxers. Nuk ka vend ne bote ku nuk do fitonin anti-vaxxers. Qe te jemi te sinqerte rendesia e argumentave te atyre qe kundershtojne vaksinen nuk krahasohet me kundershtaret e Serbise sot. Behet fjale per autonomine trupore dhe nuk ka gje qe krahasohet me kete ceshtje. Kurti larteson njeren dhe refuzon tjetren. Si ta justifikojme kete?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *