• |
ide | kryesore

Ministria e Mbrojtjes sqaron situatën me zjarret në vend, jep detaje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Mbrojtjes ka bërë një bilanc të situatës në vend sa i takon vatrave të zjarrit.

Sipas ministrisë, në vendin tonë deri më tani raportohet për 9 vatra zjarri, duke përcaktuar kështu edhe zonat.

PËRDITËSIMI:
1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.
2.Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.
3.Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.

•Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.
Qarku Kukës.

4. Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjetër zjarri.
•Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjës të AdZM Kukës

Qarku Lezhë.
•Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.
•Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.
Qarku Dibër. Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *