• |
ide | kryesore

Ndalen në qytet për nevojat personale, fitojnë lotarinë 2 milionë USD

-Instant, Arkiva, Lapsi Leaks



Një familje amerikane ndaloi në një dyqan për të përdorur me shpejtësi tualetin teksa ishte duke kaluar në qytetin e Maryland. Ndalesa kishte si qëllim të merrnin disa sanduiçe dhe për t`u nisur menjëherë për rrugë.

Gjatë ndalesës që zgjati fare pak, ata blenë si për inerci edhe disa bileta lotarie, të cilat as nuk i kontrolluan më. CNN shkruan se vetëm një javë më vonë u ra mendja të kontrollonin numrat. Nuk mund t’u besonin syve.

Ishte praktikisht një rrufe në qiell të hapur pasi kishin fituar plot 2 milionë dollarë! Nga numrat e tërhequr, kishin goditur në kokë 5 prej tyre me përjashtim të njërit, i cili do t`u kishte sjellë një shpërblim edhe më të madh.

Numrat e fatit për familjen që nuk identifikohet ishin: 1, 4, 11, 59 dhe 67. Edhe pse nuk e fituan të gjithë shumën e Powerball, familja fatlume ishte mëse e kënaqur me 2 milionë dollarë që… u ranë kaq papritur nga qielli!

“Nuk mund ta besoja që kishim të gjithë numrat përveç Powerball” – tha nëna për Maryland Lottery. “Më duhej të shkarkoja aplikacionin në mënyrë që të skanoja biletën për ta ditur me siguri.”

Kur burri i saj erdhi në shtëpi, ajo tha se e përshëndeti me shumë britma.

“Më është dashur të shikoj biletën disa herë.  Është e mahnitshme që ne nuk kishim vetëm një numër.”

Çifti ka tre fëmijë. Ata planifikojnë të përdorin fitimet e tyre për të shlyer borxhet dhe për të rritur kursimet. /LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *