• |
ide | kryesore

Video/ Depay shpëton Barcelonën në Bilbao: për Manaj asnjë minutë

-Instant, F1, Sport, Video



Barazimi i parë në La Liga për Barcelonën, që vetëm në fraksionin e fundit të ndeshjes shmangu humbjen në San Mamés kundër një Athletic Bilbao të ashpër. Depay është ai që nxjerr nga telashet blaugranat, duke i dhënë mundësinë Koeman të marrë frymë lirisht. Pankinë për Manaj edhe në Bilbao.

Ndeshja u duk se u ndez menjëherë: në minutën e 11’, në fakt, baskët goditën traversën me Salcet, që u rrotullua në zonë pas asistit të Muniain, por gjeti vetëm shtyllën dhe vijën e portës. Sfida, pas një pjese të parë në të cilën Iñaki Ëilliams dhe Ventedor i shkuan afër 1-0, u zhbllokua në të dytën: në minutën e 50, Iñigo Martínez goditi me kokë në zhvillimet e një këndoreje të marrë nga Muniain dhe mposhti Ter Stegen, duke kaluar në avantazh formacionin e Marcelinos.

Barcelona nuk u dorëzua dhe në minutën e 74 shkoi afër barazimit me parabolën elegante të de Jong, që u stampua në traversë. 1-1 për të besuarit e Koeman, gjithësesi, erdhi një minutë më vonë: Depay, i nisur në kundërsulm, kontrolloi asist të Sergi Robertos dhe me një të majtë të fuqishme mposhti Agirrezabala. Në minutën e 86 -të, ish-sulmuesi i United kishte mundësinë të gjente edhe golin e fitores, por diagonalja e tij i majtë përfundoi jashtë. Në kohën shtesë, Garcia pengoi Nico Ëilliams, të nisur drejt portës duke u ndëshkuar me karton të kuq, e duke i lënë katalanasit me dhjetë lojtarë. Përfundoi 1-1, me Barcelonën që ngjitet në 4 pikë së bashku me Valencian dhe Mallorca, ndërsa Bilbao shtyn përsëri takimin me suksesin e parë në kampionat dhe merr barazimin e dytë radhazi, duke arritur në 2 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *