• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku një forcë e natyrës, Chelsea dominon derbin e parë të Londrës

-Instant, F1, Sport, Video



Romelu Lukaku vë shenjën e tij në derbin e Londrës në javën e dytë të Premier League 2021/2022: sulmuesi belg, i sapotransferuar nga Inter, ka hapur serinë e golave në suksesin 2-0 të Blues përballë Arsenal, ndërsa James fiksoi rezultatin në Emirates. Pikë të plota për kampionët e Europës së Tuchel, ndërsa Gunners mbetem me zero pikë duke pësuar 4 gola në dy ndeshjet e para.

Lojtari më i shumëpritur bëhet menjëherë protagonist në aventurën e tij të re me fanellën e Chelsea. Sapo filloi ndeshja, sulmuesit belg iu deshën vetëm 15 minuta për të vënë firmën e tij në derbin e Londrës kundër Arsenalit në Emirates: një asisti i James dhe Blues kaluan në epërsi falë një shpërthimi të Lukakut që u prezantua në kohën e duhur për të devijuar topin në rrjetë. Goli i parë për shtatlartin belg me Chelsean dhe festa me puthjen e logos mbi fanellë. Reece James ishte vecanërisht i frymëzuar dhe pas njëzet minutash është pikërisht anësori anglez që nënshkroi dyfishimin që, në fakt, mbylli edhe ndeshjen. Të besuarit e Tuchel menaxhuan me kujdes avantazhin e dyfishtë, ndërsa Arteta nuk arriti të ndryshojë kursin: pikë të plota në renditjen për Chelsea, me Gunners që hapin krizën me humbjen e dytë në po aq ndeshje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *