• |
ide | kryesore

Detaje nga zjarri në Patos/ Pusi i naftës i përfshirë nga flakët ishte në gjendje pune

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një pus nafte në vendin e njohur si sektori 4 i Ndërmarrjes së nxjerrjes së naftës në Patos është përfshirë nga flakët mesditën e sotme. Mwsohet se pusi i natës ishte në gjendje pune, nën administrimin e nje kompanie private në zonën e quajtur Ofiçinë e Vjetër.

Burimet nga vendi i ngjarjes theksojnë se zjarri po avancon, ndërsa aktualisht po digjen dhe ullishtet aty pranë.

Në vendngjarje po punojnë zjarrfikësit e Patosit, ndërkohë që kanë ardhur edhe forca të shumta të policisë dhe specialistë të sektorit të naftës, për të vënë nën kontroll flakët dhe mbrojtjen e depozitës me nafte bruto.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *