• |
ide | kryesore

Evakuimet nga Kabuli/ Biden: Na kërkojnë të shtyjmë afatin

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden deklaroi se përpjekjet për të evakuuar njerëzit nga aeroporti i Kabulit u përshpejtuan gjatë fundjavës. Mijëra afganë qëndrojnë prej ditësh në radhë para portave të aeroportit në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga vendi pasi talebanët erdhën në pushtet më 15 gusht.

Biden tha se SHBA kishte arritur të evakuonte 28,000 njerëz nga aeroporti javën e kaluar. Në orët e fundit kreu i Shtëpisë së Bardhë po përballet me presionin për të zgjatur afatin për evakuimet përtej 31 gushtit.

“Nuk ka asnjë mënyrë për të evakuuar kaq shumë njerëz pa dhimbje dhe pamjet zemërthyese që shihni. Ne kemi bërë ndryshime, duke përfshirë zgjerimin e zonës së sigurt përreth aeroportit” tha presidenti.

Më herët, Pentagoni tha në një deklaratë se 18 avionë komercialë do të përdoreshin për të ndihmuar transferimin e  të evakuuarve jashtë Afganistanit.



6 Comments

  1. o Handikapat ik more gomar plak e shko futja e ha ndonje akullore e mos harro te vesh pampersin e shurres !

  2. Mjere popujt thoni!

    Talebanet tallin trapin. Me 9/11 do shpallin fitoren. Nje arsye me teper qe U.S kerkon te shtyj afatin.

  3. Presidenti me rrot kari qe ka pas Amerika ndonjehere. Ik mer sleepy Joe se e bere Ameriken pacavure ne syte e botes dhe ja ule kredibilitetin ne fund. Te tallin bythen ca punonjes opiumi me callma me Ameriken kjo nuk eshte pare ndonjehre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *