• |
ide | kryesore

FDA thotë fjalën e fundit për vaksinën Pfizer

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dha miratimin e plotë për vaksinën kundër COVID-19 të prodhuar nga kompania Pfizer dhe partneri gjerman BioNTech për përdorim tek personat mbi moshën 16 vjeç, miratimi i parë përfundimtar për një vaksinë të tillë.

Vaksina ishte autorizuar për përdorim urgjent që nga dhjetori dhe më shumë se 204 milionë vetë në Shtetet e Bashkuara e kanë bërë atë. Por asnjë nga tre vaksinat e autorizuara për COVID-19 nuk kishte marrë deri tani miratimin e plotë të FDA-së.

Zyrtarët e shëndetit publik shpresojnë se ky hap do të bindë më shumë amerikanë të pavaksinuar se vaksina Pfizer është e sigurt dhe efektive. Hezitimi për t’u vaksinuar mes një numri amerikanësh ka penguar luftën e Shteteve të Bashkuara ndaj koronavirusit.

“Megjithëse miliona njerëz e kanë marrë tashmë në mënyrë të sigurt vaksinën për COVID-19, duhet ta pranojmë se për disa, miratimi përfundimtar nga FDA tani mund të nxisë më shumë besim për t’u vaksinuar,” tha Janet Woodcock, drejtuesja në detyrë e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave.

Afro 51% e amerikanëve janë vaksinuar plotësisht deri më tani, por një rritje e infeksioneve e nxitur nga varianti ngjitës Delta ka prekur pjesë të vendit me norma të ulëta vaksinimi.



2 Comments

  1. Na plasi kari kur të vaksinohen gjithë politikanet me gjithë familjet dhe doktorët po ashtu edhe mund të ndërrojmë mendje

  2. Prap aprovim per perdorim emergjence eshte nuk esht aprovim final..
    E cuditshme deri ne cmenduri te besh tifozllek se ben leke pfizer ne kurriz te njerzimit me nje trajtim qe as te mbron nga virusi dhe si efekt ansor kryesor esht tromboza dhe semundjet e zemres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *