• |
ide | kryesore

Greqi/ Arrestohen tre shqiptarë me 45 kilogramë kanabis

Arkiva, Lajme, Të fundit



Rreth 45 kg kanabis i dalë nga Shqipëria është sekuestruar nga policia në kufirin greko-shqiptar.

Mediat greke bëjnë me dije se në pranga kanë rënë tre shqiptarë, ndërsa operacioni për kapjen e tyre është zhvilluar nga policia në Kostur. Raportohet se ata e kishin kaluar kufirin në këmbë, ndërsa drogën e kishin ndarë në tre çanta.

Në total u sekuestruan: 41 pako me drogë me peshë 44 kg e 700 gr, 350 euro, 24200 lekë shqiptare, 4 celularë dhe 4 karta sim. Identiteti i personave nuk bëhet i ditur, por ata janë të moshës dy 27 vjeç dhe një 26.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *