• |
ide | kryesore

‘King Lukaku’, Londra njeh forcën e belgut: “Ëndërra ime u bë realitet”

-Instant, Sport



Kthimi i Romelu Lukaku në Premier League nuk i zhgënjeu pritshmëritë. Ish-sulmuesit të Interit iu deshën vetëm 14 minuta për të shënuar golin e tij të parë me fanellën e Chelsea dhe për t’i dhënë drejtim derbit të Londrës kundër Arsenalit. Një debutim si në përralla që ka entuziazmuar belgun, i cili në fushë puthi stemën në fanellën e Blues duke përplasur dorën në zemër dhe më pas ka shprehur qartë ndjesitë e tij në rrjetet sociale: “Fitore e madhe, ëndrra ime e fëmijërisë është realizuar. Më në fund mund të them ‘Londra është blu’. Forca Chelsea”, shkruan Lukaku në fotografinë që e portretizon atë pas golit të parë me kampionët e Europës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *