• |
ide | kryesore

Korçë/ Plagosi me thikë një person për motive pronësie, arrestohet autori

-Instant, Lajme, Të fundit



Plagosi me mjet të mprehtë 1 shtetas, kapet dhe shoqërohet nga Policia, autori i dyshuar i ngjarjes.

Më datë 23.08.2021, rreth orës 12:15, jemi njoftuar se në afërsi të një resorti në Malin Moravë, Korçë, gjatë një konflikti për motive pronësie shtetasi Anri Reli., dyshohet se ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin Sotiraq Misha banues në Korçë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës.

Shërbimet e policisë, shkuan menjëherë në vendngjarje dhe bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar dhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *