• |
ide | kryesore

Përndoqi një grua dhe i dhunoi burrin, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia për shkak se akuzohet për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”.

Sipas asaj që raportohet nga policia A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10 gusht për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur gruan e tij, N. Zh.57 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, ndaluan për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Përndjekja”, shtetasin A. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 10.08.2021, për motive të dobëta, ka goditur ne sende të forta shtetasin P. Zh., 64 vjeç si dhe ka përndjekur shtetasen N. Zh.57 vjeçe”, njofton policia.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *