• |
ide | kryesore

Pfizer bëhet e para vaksinë kundër Covid-19 që merr licensë të përhershme

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Vaksina Pfizer/BioNTech është e para që shkon përtej licencimit të përkohshëm për përdorim te njerëzit 16 vjeç e lart. Sipas Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave (FDA), kjo konsiderohet se hap rrugën për kërkesat e vaksinimit nga spitalet, kolegjet, kompanitë dhe organizatat e tjera.

Lexo më tej: Vaksina Pfizer pritet të marrë miratimin e plotë deri në shtator 

Pfizer tha se kishte dorëzuar të dhëna në FDA me 44,000 pjesëmarrës në provat klinike në Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian, Turqinë, Afrikën e Jugut dhe Amerikën e Jugut. Sipas të dhënave, vaksina është 91% efektive në parandalimin e infeksionit, një përqindje pak më e ulët se dhjetorin e kaluar, kur u lëshua leja e urgjencës. Sipas industrisë farmaceutike, zvogëlimi i katër pikave është për shkak të faktit se studiuesit kishin më shumë kohë për të identifikuar pacientët e infektuar.

Një sondazh i fundit i Fondacionit Kaiser Family zbuloi se tre nga 10 persona të pavaksinuar thanë se kishte të ngjarë të vaksinoheshin me një vaksinë plotësisht të licencuar.



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *