• |
ide | kryesore

Plakja e vendit, deficiti i skemës së pensioneve u thellua me 23% në 6-mujor

-Instant, Lajme, Të fundit



Ndonëse të ardhurat nga sigurimet shoqërore në 6-mujorin e parë ishin më rritje në krahasim me 2020, prej rritjes së normës së pagesës së kontributeve nga rritja e pagës minimale, kjo nuk e ka penguar deficitin e skemës së pensioneve të zgjerohet më tej.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH) raportoi se gjatë janar-qershor deficiti i skemës së pensioneve (shpenzimet që nuk u mbuluan dot me të ardhura) arritën në 12,6 miliardë lekë ose 23 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2020, ku deficiti i skemës ishte 10.3 miliardë lekë.

Deficiti po zgjerohet për shkak se shpenzimet po rriten me shpejt se ritmet e grumbullimit te të ardhurave nga kontributet.

Edhe pse qeveria rriti masën e kontributeve, si rrjedhojë e rritjes së pagës minimale në 1 janar 2021 me 30,000 lekë nga 26,000 lekë që ishte më parë, kjo nuk ka qenë e mjaftueshme për të frenuar deficitin të zgjerohet, pasi shpenzimet e skemës janë në presionin e plakjes së popullsisë. ISSH njoftoi se vetëm në 6 muajt e parë të këtij viti kanë plotësuar kriteret për pension rreth 11 mijë persona. Zakonisht skema e pensioneve shtohet me 15-16 mijë pensionistë në vit, ku shumica janë përfitues të skemës se pleqërisë.

Deficiti i skemës së pensioneve do të ishte më i lartë nëse nuk do të ishte miratuar reforma e re pensioneve që hyri në fuqi në fillim të vitit 2015, e cila rriti moshën e daljes në pension e për rrjedhojë  frenoi numrin e pensionistëve të rinj në skemë.

Vlera e deficitit në skemën e pensioneve është gati dyfish më e lartë se në vitin 2013, edhe pse në skemë janë shtuar 180 mijë kontribuues të rinj që nga 2013-ta.

Ekspertët në ISSH thonë se, pa reformën do të kishim thellim të mëtejshëm për shkak se numri i pensionistëve po rritet me shpejtësi.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve, skema e pensionit në Shqipëri nuk është e balancuar financiarisht. Kjo paqëndrueshmëri financiare është rezultat i rritjes së shpejtë të masës së pensioneve para pak viteve.

Shkaqe të tjera janë numri i ulët i kontribuuesve, mosdeklarimi i pagës reale, numri relativisht i lartë i pensionistëve krahasuar me moshën e re të popullsisë, mosha e ulët e pensionistëve si rezultat i daljes së parakohshme në pension në fillim të viteve ‘90 dhe mosha e ulët e daljes në pension për disa kategori të veçanta, ndryshimet demografike, niveli i papunësisë dhe niveli i lartë i emigracionit i forcave të punës.

Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT dhe Institutit të Sigurimeve Shoqërore, në vitin 1990, vendi numëronte një popullsi më shumë se 3.2 milionë banorë, teksa paguanin sigurime më shumë se 1.4 milionë persona. Në vitin 2021 paguan sigurime vetëm 778 mijë persona, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ishte mbi 2.8 milionë.

Të dhënat krahasuese tregojnë se, teksa numri i përgjithshëm i popullsisë ka rënë me 11%, personat që paguanin sigurime kanë pësuar rënie me 47%./Monitor



4 Comments

  1. Kohë të mira për të gjithë ata që duan të rrinë në shqipëri…

    Për ata qe tani paguajnë taksa por do marrin leshtë kur të vijë koha e pensionit

    Problemi është një dhe vetëm një ,keqqeverisja.

    Janë 750 mijë pensionistë dhe 800 mijë të punësuar.
    Raporti duhet të jetë 2 më 1, për çdo pensionist duhen 2 të punësuar.

    Largimi i 500 mijë të aftë për punë vetëm për këtë dekadë

    Njerëzit nuk ikin për qejf por sepse këtu qeveria të vjedh të varfëron të hedh në katër rrugë, të lë në mëshirë të fatit derisa të bëhen ose viktima ose të marrin rrugët
    500 mijë të aftë për punë kanë marrë rrugët për këtë 10 vjeçar.
    Por shikoni reth e qark, shokë miq,të afërt, fqinj, punëtorë, sa kanë ikur?
    Me se do paguhen pensionet atëherë??

    1. Ska kala qe se marrin komunistet. Buke me gjize e te rroje partia. Ne bar do hame dhe parimet nuk i shkelim. Rrofte Partia Socialiste me ne krye udheheqesin tone te dashur….Edhi Rama.

  2. Hajt se po sjell afganet. Bangladeshin e solli.
    Ja u rregullua Skema e mutit ku te mund te fusin duart sa e sa te privilegjuar me pensione te Posacme me ligjet qe kane bere per veten e tyre.
    Kuvendi, Gjykatat, qeverriu, Presidenti etj mos ken hall se jan te garantuar. Keto qe lexojm jane justifikimet para robve te zakonshem.
    Pthuu… E katandisi pensionin ne privilegj per ca e ca.
    Ja kshu vit pas viti ‘liri-demokracia’ i xhvat shqiptarit te drejta te trasheguara qesim nga ‘diktatura’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *