• |
ide | kryesore

Premier League 16 raste me Covid në një javë, Liverpool bllokon Salah se Egjipti nuk është i sigurtë

-Instant, Sport



Premier League ka zyrtarizuar faktin se 16 lojtarë dhe anëtarë të stafit teknik të klubeve kanë rezultuar pozitivë me koronavirus vetëm javën e kaluar. Premier League ka kryer 3,060 teste mes 16 dhe 22 gushtit, me 12 raste pozitive të regjistruara në raundin e parë të ndeshjeve dhe katër të tjerë në të dytin. Shifra – shkruan BBC – shënon një rritje të mëtejshme pas nëntë rasteve pozitive në javën e parë dhe 11 në javën që përfundoi me 15 gusht. Premier League do të vazhdojë programin e saj të testeve dyjavore. Liga ka shpjeguar, ndërkohë, se numri i individëve të testuar në secilin klub është rritur nga 85 në 100. Sulmuesi i Chelsea, Christian Pulisic humbi ndeshjen e së dielës kundër Arsenal pasi u testua pozitiv për virusin, ashtu si edhe mbrojtësi i Gunners Ben Ëhite.

E megjithëse situata nuk duket fort e sigurtë edhe në Angli, Liverpool ka refuzuar të lirojë Mohamed Salah për ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Kupës së Botës të kombëtares së Egjiptit për shkak të kufizimeve të koronavirusit. Kjo u njoftua nga Federata egjiptiane e Futbollit. Egjipti është në listën e kuqe të Britanisë, kështu që Salah do t’i kërkohet që të karantinohet kur të kthehet nga Kajro dhe llogaritet të humbasë dy ndeshje të Premier League. Egjipti do të përballet me Angolën në Kajro më 2 shtator dhe Gabonin tre ditë më vonë në Franceville. Federata ka pranuar se “vazhdon kontaktet e saj me FIFA-n…. për të përjashtuar lojtarët e kombëtareve nga kufizimet e udhëtimit të vendosura ndaj tyre në vendet ku ata luajnë për shkak të koronavirusit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *