• |
ide | kryesore

Riaktivizohet zjarri në Berat, flakët shkrumbojnë 7 hektarë me pisha e shkurre

-Instant, Lajme, Të fundit



Zjarri në fshatin Mjeshovë është riaktivizuar duke u shtrirë drejt fshatit Metohë në kufi me Mallakastrën. Edhe pse i fikur prej 24-orësh, vatrat e zjarrit janë riaktivizuar nga era, duke përfshirë sipërfaqe të tëra me pisha e shkurre. Efektivët e Repartit Zjarrëfikës kanë vijuar për 24-orë rresht punën duke luftuar me flakët në një terren tepër të vështirë, ku është e pamundur ndërhyrja në zonë me mjete, ndërkohë që është kërkuar edhe ndihma e Reparteve Zjarrëfikëse të Mallakastrës.

Deri më tani janë shkrumbuar 7 ha me pisha e shkurre. Mjetet e zjarrfikëses nuk futen dot në zonë pasi terreni është tejet i vështirë e malor.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *