• |
ide | kryesore

Terror në Lushnjë/ Breshëri Kallashnikovi të afërmve të kreut të Hakmarrjes për Drejtësi

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Njolla gjaku në rrugë, gëzhoja Kallashnikovi, xhama të thyer dhe qytetarë të terrorizuar në qendrën e Lushnjës këtë mbrëmje, pas një atentati mafioz në orët e vona të së hënës.

Viktima është Bledar Muça, administrator prej 5 vitesh i lokalit ku ishte ulur bashkë me kunatin, Judmir Velon. Tavolinat e vendosura në trotuarin jashtë lokalit, në cep të rrugës. Për vrasësit nuk ka qenë e vështirë t’i dallonin. Nga mjeti ku udhëtonin autorët e krimit ka dalë një armë automatike. Breshëritë e plumbave lënë të vdekur Bledar Muçën. Plagoset Judmir Velo.

Në rrugë, rreth orës 10 të mbrëmjes ka edhe klientë të tjerë. Edhe kalimtarë. Plumbat plagosin Majlinda Gjylajn, një grua 66 vjeçe, Sara Çiçin, Sara Caulin dhe një person të quajtur Ervis Tafa. Këta janë të gjithë në spital.

Të tronditur pasi morën vesh lajmin nga televizionet familjarët mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes në lot dhe britma. Morivet e krimit nuk janë sqaruar ende, por Lushnja është një qytet ku vazhdojnë prej dekadash hakmarrjet e vjetra që nga 1997.

Lexo edhe: Pyetje për Greg Ramën: Kush t’i dhuroi syzet Maybach, Shullazi apo Hakmarrja për Drejtësi?

Lexo edhe: Gjykata i jep pafajësinë të gjithë anëtarëve të Hakmarrjes për Drejtësi

Lexo edhe: Braçe “mbron” anëtarët “Hakmarrja për Drejtësi”

Lexo edhe: Pafajësia nga Gjykata, zbardhet letra e Orik Shytit të “Hakmarrjes për Drejtësi”

Viktima, Bledar Muça ishte i martuar me mbesën e Land Shytit, një nga drejtuesit e Hakmarrjes për Drejtësi, banda me ndikim në territorin e Lushnjës. Personi tjetër që mbeti i plagosur, Judmir Velo ishte kunati i tij. Mbetet për t’u parë nëse prokuroria do të arrijë të zbardhë ngjarjen. Vrasësit janë larguar, duke përfituar nga errësira, ndërsa një mjet u gjet i djegur në fshatin Thanasaj të Lushnjës.

Bar Pedonale, çfarë denoncoi disa vite më parë Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një dëshmi të fortë në lidhje me kontrollin e plotë të Lushnjes nga Hakmrrja për Drejtësi pak kohë më parë, ku përmendej edhe Bar Pedonale. Sipas Berishës, ky lokal ishte nën zotërimin e njerëzve pranë Hakmarrjes për Drejtësi.

“Ky ambjenti eshte biznesi i tyre “bar kafe pasticeri ” PEDONALE. Ketu tregohet qe eshte zen trutuari ne nje kohe kur ata hallexhinjt qe tregtonin fara dhe cigare te hapura per te mbajtur shpirtin gjall , duke i terhequr policia zvarr . Mos u cudisnin sepse te gjitha ngjarjet e bujshme dhe vrasjet qe kan ndodhur ne qytet gjat ketyre koheve jan pa autor . Sepse ata qe duhet ti zbulonin, dhe e kan per detyr sepse paguhen nga taksat tona kan zgjedhur ti sherbejn krimit” thuhej në denoncimin e publikuar nga Berisha./Lapsi.al



25 Comments

  1. Interesant!
    Hakmarrjet, thuet ne lajm, jane te vjetra, e kane origjinen ne vitin 97, pra te ngjizura dhe trasheguar nga qeverisjet saliste dhe lajmi mbyllet me denancimin po te Saliut per mos zbulimin e ketyre krimeve nga organet e shtetit qe paguen me taksat tona.
    Natyrshem lind pyetja:
    C’fare beri ky gomar Saliu te themi deri ne vitin 2013 qe kshte detyren e k/ministrit?!
    Nderkohe zagaret e ketij portali do vazhdojne te lehin per krimet qe po ben Rama.
    Lehni laro lehni
    Hosana Berisha……..

    1. Ja nje tjeter spermatozoid fitues i boleve te Moz Cigares…….

      Eh ta dinte Mozi per ty dhe vellezerit…..!

    2. ORE ME NGJAN SI STILI I ERION BRACES KAQ POSHTE KE QENE O zv/kryeministri i Rames saqe komenton si sufllaqe e rendomte te LAPSI?!

    3. Me kete SHQUP-in na thinjet o mjeshter! Si nuk u lodhet! Ka ik SHQUP-i shkoi per lesh ne 2013, erdhen keta talebanet tuaj. Futi nje update pls.

      Ca viti jemi tani?! Cfare bene keta?! Eshte kthyer ky vend si Kolumbia. Vetem droge, vrasje e pastrim parash! Edhe flamurit tuaj ja ndroi stemen. Nga karafil, ne trendafil, tani ne boce opiumi.

      Mut ka qene nuk e mohoj. Por tani eshte bere kala dibrance!

      Sikur do rilindnim me duket! Keshtu premtoi ai profeti juaj, me mjeker te bardhe dhe tuta kawasaki. Te kujtohet si thoshte, kur udhetonte ne autobus dhe i binte dajres? Une jam e verteta, une jam drita, une jam jeta.

      Perfundimin e di vete besoj. Po te jesh qenie bio dhe nuk perdor LSD.

  2. Sa ironike, vritet kryetari i bandes “hakmarrje per drejtesi”!!!
    Besoj edhe vrasesit te njejtin qellim kane pasur.

  3. Po shoku Erion Brace, zv/KM si deputeti dhe pashai i zones se Lushnjes di ndonje gje c’behet ne Lushnje?
    Patjeter qe ka kontribute e perfitime nga bandat e Lushnjes se i duheshin votat, tani vetem fshihet si struci.
    Cfare zv/kryeministri ka ky vend????

  4. C’fare ju thash?
    E shikoni si lehin zagaret?
    Fiks sic ka thene Noli i madh 100 vite te shkuara:
    Allah, Allah o rrezil o katil Allah, Allah
    Shtojani udhen Hither dhe Shtog turfenda
    Rrih zinxhir e kamzhik baterma
    Lehni laro, Hosana Berisha.

  5. C’fare ju thash?
    E shikoni si lehin zagaret?
    Fiks sic ka thene Noli i madh 100 vite te shkuara:
    Allah, Allah o rrezil o katil Allah, Allah
    Shtojani udhen Hither dhe Shtog turfenda
    Rrih zinxhir e kamzhik baterma
    Lehni laro kaba, Hosana Berisha.

  6. Ne Lushnje te ndodhin keto vrasje ?
    Jane mesuar ato me banda dhe hijena ketu qe i kane syte nga prapanica e nuk shohin e as nuk degjojne per vrasje,krim,kriminele,hajdute/er,korrupsion,Kimete e Lazarat !!!
    Edvin,nuk ke pune tjeter more vorr i pabame sa te shkruash dhe ketu !!!

  7. o zoterinj te nderuar. nuk e ka fajin vec rama, basha etj. ka shum kara ky vend, ka psikopat e kriminel pa fund. kan edhe ata faj, se pa ata sbejn as keta

  8. Partia Demokratike i referohej shkronjën ‘b’ të pikës 2 të nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, e cila ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin e deputetit pasi janë zgjedhur për personat që janë dëbuar nga SHBA për cenim të sigurisë publike. Sipas PD-së një person që shpallet non grata nga SHBA, sipas ligjit të dekriminalizimit, ai konsiderohet si dëbuar dhe rrezik për sigurinë e SHBA.Shpellkare të zakonshmit ketu të lapsi,per ju nuk ka rendesi cfare shkruan shkul llaku i salibani por ju vetem mut salihu hani

    1. Hajde, hajde cfare komentesh… Po ky i fundit, qenka qershija mbi torte… Bossi!

      Peshtire me vjen dhe mua, kur lexoj te Daily Mail per ndonje shqiptar qe bie brenda… Do thoni ju: s’qenke shqiptar ti! Po sjam se lekun e nxjerr me pune…

      Kjo besoj duhet ti vleje dhe kryeministrit! (qe s’e e di nese eshte i majte apo i djathte… )

  9. Berisha dhe Lazarati janë dy gjëra të ndryshme. Berisha është në “Listën e zezë”, si minues i demokracisë në Shqipëri, si shantazhues i sistemit të drejtësisë dhe hajdut familjarisht i parave të shqiptarëve për shkak të shpërdorimit të pushtetit.

    Lazarati është pasojë e politikës së Berishës, që e ktheu atë në një fshat simbol të kultivimit të kanabisit

  10. janë së bashku të katër: Berisha, Meta, Luli dhe Kurti. Çfarë janë këta të katër? Berisha dhe Meta janë duke perënduar përjetë; pritet do të vihen para Drejtësisë për krimet dhe korrupsionin e kryer. Basha i PD, një kukull e Berishës, ka disa dosje korrupsioni dhe krimi; por pritet si do të reagojë. Atij i kërkohet që të mbajë anën e Drejtësisë dhe të Perëndimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *