• |
ide | kryesore

Video/ West Ham merr kryesimin e Premier League: Leicester me 10 lojtarë dërrmohet 4-1

-Instant, Sport, Video



Praktikisht nuk pati ndeshje, edhe pse rezultati 4-1 me të cilin West Ham mposhti Leicester është fryt më së shumti i superioritetit numerik për gjithë pjesën e dytë të Hammers. Dalja me karton të kuq e Perez, kur Foxes ishin në disavantazh të një goli, shembi përfundimisht shpresat për të marrë rezultat përballë një West Ham impresionues, që tani kryeson Premier League me pikë të plota.

Serinë e golave në Londër e hapi Pablo Fornals në minutën e 26, kur shfrytëzoi në mënyrën më të mirë një asist të Benrahma. Gjërat u përkeqësuan për Leicester 5 minuta nga fundi i pjesës së parë kur Perez u ndëshkua me kartonin e kuq, duke e lënë skuadrën e
Brendan Rodgers me 10 lojtarë. Në pjesën e dytë, Hammers morën superxhiro me Benrahma që shënoi golin e dytë në minutën e 56. Këtë herë asistmeni u shndërrua në goleador, pas një sugjerimi inteligjent të Michail Antonios.

Kur Youri Tielemans bëri 2-1 në minutën e 69 u mendua se ndoshta të besuarit e Rodgers kishin gjetur forca brenda vetes për të kërkuar një barazim të rëndësishëm, por në katedër u ngjit Michail Antonio, që shënoi një dygolësh në katër minuta: në të 80 ai tundi rrjetën në asistin e Declan Rice, ndërsa në të 84 mbylli ndeshjen pas pasimit të Vladimir Coufal. 6 pikë për West Ham në krye të Premier League, ndërsa humbja e parë për Leicester në dy javët e para, gjë që e lë skuadrën e Rodgers në kuotën e 3 pikëve.

https://www.youtube.com/watch?v=qea0UfLCO68



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *