• |
ide | kryesore

Aksident në Tiranë, motori përplaset me makinën e policisë, 3 të plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Nje aksident eshte regjistruar sot ne Tirane. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:44, në rrugën “5 Maji”. Burime zyrtare nga policia bene me dije se shtetasi me inicialet E. T., 26 vjeç duke drejtuar motorin ka humbur kontrollin e tij, dhe ka dëmtuar mjetin e policisë me drejtues punonjësin e policisë R. T., 30 vjeç. Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në motomjet, të cilët u dërguan në spital, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *