• |
ide | kryesore

Ditën kur, kapiteni i United, bindi Giggs t’i kërkonte një makinë Fergusonit: “Dil, para se të të flak unë”

-Instant, Sport



Të pyesësh Sir Alex Ferguson se cili ishte futbollisti më i mirë që ka stërvitur ndonjëherë rrezikon t’i bëjë dikjt një padrejtësi. Keane, Scholes, Beckham, Rio Ferdinand, Cristiano Ronaldo, shumë kampionë janë rritur nën syrin vigjilent të skocezit. Por ndoshta Sir Alex do të përgjigjej se më i miri ishte Ryan Giggs. Ata të dy ndanë 25 vjet te United, në të cilët uellsiani u shndërrua nga një fëmijë me flokë kaçurrelë në një veteran me flokë gri. E, siç shpjegoi disa kohë më parë në Podcast-in e Manchester United, edhe ai pati pjesën e tij të ulërimave, që nisi me atë që mori kur ishte vetëm tetëmbëdhjetë vjeç …

MAKINA – I gjithë faji ishte i Bryan Robson, në atë kohë kapiten i Djajve të Kuq, i cili vendosi të argëtohet në kurriz të shokut të tij të ri të skuadrës. “Praktikisht kisha luajtur 20, 25 ndeshje. Robson nuk ishte tallur kurrë dhe nuk kishte bërë kurrë shaka me mua, kështu që unë i besoja. E unë thashë ‘Robbo, të gjithë këtu kanë nga një makinë të shoqërisë.’ Në atë kohë besoj se ishin Passat dhe Audi. I thashë Bryan ‘kam luajtur 25 ndeshje deri tani ‘. E ai mu përgjigj, “Ashtu është, duhet të shkosh t’i thuash shefit. Thuaji që ke luajtur 25 ndeshje dhe kërkoji atij një makinë.” Kështu që unë shkova te zyra e tij dhe i them Fergusonit, “Shef dëgjo, unë kam luajtur 25 ndeshje, tani mendoj se jam pjesë e ekipit të parë. A mund të kem një makinë të shoqërisë? ‘”.

BIÇIKLETA – Një ide shumë e keqe, sepse skocezi sigurisht që nuk është i famshëm për dhënien e privilegjeve të tilla lojtarëve të rinj. Dhe përgjigja ishte ajo që të gjithë (përveç Giggs) prisnin. “Ndërsa e pyeta, pashë që fytyra e tij ndryshonte shprehjen. Dhe sapo thashë “makinë kompanie” ai u skuq dhe filloi të më shajë. “Makina e kompanisë? Nuk do të marrësh as biçikletë nga kompania! Dhe tani dil nga kjo zyre, para se të të flak unë jashtë. “Sapo hapa derën, gjysma e ekipit të parë priste në korridor. Ata ishin duke përgjuar, sepse e dinin shumë mirë se si do të reagonte Fergusoni. Dhe mora një mësim…”. Në të vërtetë, dy. E para është të mos bëni kurrë kërkesa të ekzagjeruara ndaj Sir Alex. Dhe e dyta … mos i beso kurrë shokëve të skuadrës!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *