• |
ide | kryesore

Kapet me pistoletë në brez, arrestohet në “Ali Dem” 48-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Fatmir Peposhi, 48 vjeç është arrestuar nga policia pasi është kapur me pistoletë në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.

Vijojnë kontrollet e pandërprera për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete apo që janë të shpallur në kërkim.

Si rezultat i kontrolleve kapet në një lokal, një 48-vjeçar që mbante armë zjarri me vete.

Në pranga dhe një tjetër shtetas, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Sekuestrohet një armë zjarri dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bazë të informacione se në ambientet e një lokali në lagjen “Ali Demi”, ndodhej një shtetas i cili mbante armë zjarri me vete, kanë organizuar punën dhe kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Fatmir Peposhi, 48 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në tavolinën ku po qëndronte ky shtetas, u gjet dhe u sekuestrua një armë zjarri dhe një krehër me 5 fishekë.

Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi Bledar Gjinishi, 47 vjeç, pasi kishte dijeni për armën, por nuk ka treguar.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”, njofton policia.

 

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *